GJIROKASTER - Mungesa e mjekëve specialistë nëpër rrethe është një problem që pritet të gjejë zgjidhje me fillimin e muajt Tetor.

Zotimi është bërë nga Ministrti i Shëndetësisë Ilir Beqja, gjatë fjalës së rastit, teksa inspektoi qendrën shëndetësore të instaluar në doganën e Kakavijës.

“Unë besoj se në radhe të parë spitalet tona rajonale të funksionojnë në mënyrë të plotë kemi boshllëqe në specialitete të ndryshme, praktikisht jashtë Tiranë në Shqipëri mungojnë rreth 300 mjekë specialistë, pas një periudhe 3-vjeçare me specialitete të mbyllura besoj se në Tetor do të rihapen dhe sigurisht prioritet do të kenë përgjithësisht plotësimi i boshllëqeve më të mëdha”, u shpreh ministri Beqja.

Beqaj shtoi se Ministria e Shëndëtësisë ka gati projektin për rinjsjen e specializimeve për mjekët, ku prioritet do t'i kushtohet sidomos mjekëve kardiologë, pediatër dhe reanimatorë.

Ndërkaq qendra shendetësore janë çelur edhe në portin e Durrësit dhe Pikën Kufitare të Kapshticës.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)