Berat, arrestohen 7 persona, 3 në
​kërkim për kultivim të kanabisit

Në vijim të operacioneve të zhvilluara nga Strukturat e Policisë së Qarkut Berat për “Parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike”, janë gjetur dhe asgjesuar 367 rrënjë bimë narkotike Canabis Sativa në vende të ndryshme konkretisht:
 
Në Berat më datë 09.08.2015, nga ana e Seksionit për Krimet, u bë arrestimi në flagrancë ndaj shtetasve:
 
F.Sh, 17 vjeç, banues në Berat,
Hajri Selamaj, 49 vjeç, banues në fshatin  Allambres,Berat , me detyrën kryeplak i fshatit Allambres,

Gjithashtu u shpall në kërkim  shtetasi A.Sh, 45 vjeç, banues në Berat. 
Arretimi dhe shpallja në kërkim e shtetasve të mësipërm u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga policia, në  fshatin Allambres, rreth banesës ku jetonin shtetasit F.Sh dhe A.Sh, iu gjetën dhe asgjesuan 13 (trembëdhjetë ) bimë narkotike Canabis Sativa me lartësi  2 deri në 2.8 m.
 
Arrestimi i shtetasit Selamaj u bë pasi ka konsumuar elementët e veprës penale “Kallëzim i rremë” parashikuar nga neni 305 i Kodit Penal.
 
Në Berat më datë 09.08.2015, nga ana e Seksionit për Krimet, u bë arrestimi në flagrancë ndaj  shtetasi Barjam Shehu, 63 vjeç, banues në fshatin  Allambres,Berat, pasi rreth banesës së tij,  iu gjetën dhe asgjesuan 36 (tridhjetë e  gjashtë) bimë narkotike Canabis Sativa me lartësi  2 deri në 2.8 m.

Materialet  i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.
 
Në Berat më datë 09.08.2015, nga ana e Seksionit për Krimet, u bë ndalimi ndaj shtetasve:
1-Ramadan Zadeja, 65 vjeç, banues në Dukas, Fier.
2-Behar Merkaj, 40 vjeç, banues në Osëmzez, Berat,
3-Elson Agalliu, 25 vjeç, banues në Velçan, Berat,
4-Gjithashtu filloi proçedimi penal  dhe u shpallën në kërkim shtetasit:
Sh.Z, 60 vjeç, banues në  Berat,
B.M, 24 vjeç, banues në Berat,Ndalimi dhe shpallja në kërkim e shtetasve të mësipërm u bë pasi në vijim të kontrolleve të ushtruara nga policia në fshatin fshatin Velçan Berat, në tokën pronë e shtetasit Sh.Z, u gjetën dhe asgjesuan  160 bimë narkotike Canabis Sativa me gjatësi nga 170-220 cm.

Materialet i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.
 
Në Skrapar më datë 09.08.2015, në vijim të kontrolleve për parandalimin e kultivimit  të bimëve narkotike, efektivat e Komisariatit te Policisë Skrapar, në vendin e quajtur “Rezervuari Shelqit”  në fshatin Prishtë Skrapar,  kanë gjetur dhe asgjesuar 158 rrënjë bimë narkotike Canabis Sativa.

Bimët  varjonin nga 150 deri në 170 cm të larta  dhe u gjetën të kultivuara në dy parcela  në dy parcela. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
  

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Interi propozon shkëmbimin e Kristjan Asllanit me talentin e Serie A

Interi propozon shkëmbimin e Kristjan Asllanit me talentin e Serie A