Berat/ 'Benzi' me 2 vajzat i pret rrugën 'Volkswagen' ku po udhëtonin 3 djem, plagoset njëra prej tyre

BERAT- Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në dalje të qytetit të Beratit, në zonën e kombinatit. Një automjet tip Benz, me targa AA 852 VH, në të cilin udhëtonin 2 vajza është përplasur me mjetin tip Volsvagen, me targa AA 308 YR. Nga përplasja ka ngelur e plagosur pasagjerja që udhëtonte në mjetin tip Benz, me iniciale B.M. Ajo udhëtonte së bashku me shoqen e saj J.T, që ishte në drejtimin e makinës, ndërkohë që dëmtime të lehta kanë marrë edhe 3 djemtë që udhëtonin me mjetin tip Golf, që u përfshi në aksident.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë që po kryejnë edhe veprimet paraprake për të konkluduar edhe rreth shkaqeve të aksidentit. Sipas burimeve të para hetimore, mësohet se ka qenë mjeti Benz në të cilin udhëtonin dy vajzat, ai që i ka prerë rrugën Golfit që po udhëtonte në drejtim të qytetit. Vajzat janë kthyer në një rrugicë në dalje të qytetit dhe në përpjekje për të marrë kthesën i kanë prerë rrugën mjetit ku udhëtonin 3 djemtë.

E plagosura B.M është dërguar në Spitalin Rajonal të Beratit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Albana: 27/09/2020 15:23

    Nuk po edukojne qytetare te cilet neser mund te jetojne ne komunitet gjithmone ne bashkeveprim me te tjeret. Jane duke edukuar individualist, njeriun e kapitalizmit modern, gjithmone ne lufte per te qene i pari

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës