BERAT - Një aksident ka ndodhur pas orës 2:00 pas mesnate duke u gdhirë dita e djelë në Berat. 

Një automjet tip BMW Kabriolet që shihni në këto foto të siguruara nga A1Report ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar duke bërë salto në Lulishten e qytetit, në zonën që njIhet si “6-Katëshi”. 

Fatmirësisht, në këtë aksident nuk ka patur viktima por vetëm dy persona të lënduar lehtë. 

Sipas policisë shkak për daljen nga rruga të automjetit ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara që mund të jetë me mbi 80 kilometra në orë.

bmw

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)