Një lajm i keq për Berat Gjimshitin. Mbrojtësi i Atalantas, i cili doli i dëmtuar në ndeshjen e fundit kundër Napolit në Seria A, do qëndrojë të paktën një muaj jashtë fushave.
29-vjeçari u dëmtua në shpatull dhe sipas mediave italiane mund të humbasë edhe pjesën e mbetur të sezonit.
Një dëmtim të ngjashëm Gjimshiti pësoi edhe në muajin tetor me kombëtaren, duke qëndruar jashtë fushave për gati 1 muaj. Fatmirësisht në atë rast u rikuperua me sukses dhe së fundmi ishte ndër lojtarët më në formë të Atalantës, që të enjten luan në transfertë kundër Eintracht Frankfurt për Europa League.