Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti foli pas ndeshjes Itali 2-1 Shqipëri.
“Performanca nuk ishte aq e mirë siç e kemi përgatitur. Ka gjëra për të përmirësuar. I kemi lënë shumë hapësira Italisë. Kanë mbërritur shumë lehtë në zonën e 16-shes.
Duhet analizuar dhe duhet përmirësuar shumë lehtë, sepse nuk ka kohë. Për 4 ditë do të luajmë me Kroacinë. Momenti më i vështirë është kur shënojmë gol. Gjëja më pozitive e kësaj nate është që kemi qendruar në lojë deri në minutën e 94-t. Kishim edhe një rast në fund për të barazuar.
Pas pjesës së parë i thashë të gjithëve që kishin munguar faullat sot. Duhet t’i ndërprisnim ritmin kundërshtarit. Duhen edhe këto, jo vetëm loja e bukur. E gjithë skuadra zbriti shumë poshtë.
Duhet të ngjitemi pak më lartë dhe të bëjmë presion, sepse ishte shumë e lehtë për ata sot. Tifozeria më e bukur në botë. Nuk ka shumë fjalë. Dua t’i falenderoj të gjithë shqiptarët në botë. Ishte një atmosferë fantastike. Është një nxitje për ne që të japim maksimumin dhe pse jo të befasojmë", tha Gjimshiti.
Lajmi kryesor:
Euro 2024/ Goli dhe rekordi i Bajramit s'mjaftojnë, Italia përmbys 2-1 Shqipërinë! Dortmundi vishet kuqezi
S.DH/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni urdhrin për heqjen e pushimeve verore për policët?
-
I drejtë
28.5%
-
I padrejtë
65.8%
-
Nuk e di
5.6%
Vota total: 2811
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pas Rodrit, edhe sulmuesi i Spanjës mungon kundër Shqipërisë
21 Qershor, 22:17
-
DIREKT, Euro 2024/ Mbappe mbetet në stol, Holandë 0-0 Francë
21 Qershor, 21:00
-
VIDEO/ Ankohen për racizëm, tifozët serbë në Gjermani dhunojnë një pasagjer në tren
21 Qershor, 20:35
-
Prej 10-të vitesh në vendin tonë, tifozi francez e thotë shqip në 'Minuta Zero': Shqipërinë e kam në zemër, Mbappe vjen pas Zidane
21 Qershor, 20:27
-
Grabitet shtëpia e Ermal Metës në Itali, këngëtari mesazh hajdutëve: Nëse kërkoni ar tek ne, kantautorët s'janë të pasur
21 Qershor, 20:07
-
Euro 2024/ Austria 'nxjerr' Poloninë nga Evropiani, e mposht 1-3 në Berlin
21 Qershor, 19:56
-
Euro 2024/ Shqipëri - Spanjë, statistikat flasin për Iberikët! Tetë fitore në kaq ndeshje
21 Qershor, 18:54
-
Reperi shqiptar arrestohet në Itali, kapet në flagrancë nga policia duke shitur drogë
21 Qershor, 18:21
-
Materiali nga NASA dhe çmimi marramendës, maska speciale që do mbrojë hundën e thyer të Kylian Mbappe
21 Qershor, 17:53
-
Euro 2024/ Përmbysje 'magjike' në Dusseldorf, Ukraina fiton 1-2 kundër Sllovakisë! Grupi E bëhet 'lëmsh'
21 Qershor, 16:56
-
FOTOT/ Nga kampi stërvitor i Kombëtares, Armando Broja takon dhe lumturon tifozët
21 Qershor, 16:22
-
VIDEO/ Reagimi që po bëhet 'hit' në rrjetet sociale, Mbreti i Spanjës nuk e beson kur mëson moshën e Lamine Yamal
21 Qershor, 16:10