VIDEO/ Berat Gjimshiti luan 90 minuta, Atalanta përmbys 3-2 Fiorentinën

VIDEO/ Berat Gjimshiti luan 90 minuta, Atalanta përmbys 3-2 Fiorentinën

Atalanta 3-2 Fiorentina


Në Bergamo, Atalanta e ka kthyer në festë ditën e inaugurimit të stadiumit të rikonstruktuar duke mundur 3-2 Fiorentinën me përmbysje. Më interesant është fakti se pestë golat e ndeshjes u shënuan në pjesën e parë. Gjithçka u zhbllokua nga Martinez Quarta për miqtë pas 15 minutave lojë. Pa kaluar shumë, Retegui vendosi ekuilibrat në 1-1.

Duhej Kean që të gjente sërish golin për "Violat" në të 32 minutë, ndërsa fundi i pjesës së parë ishte me surpriza. Në të 45 minutë De Ketelaere barazoi shifrat, ndërsa një minutë më vonë (shtesë) ishte Lookman që shënoi një gol për t'u mbajtur mend. 3-2 dhe tri pikë për Atalantën, që në fushë për 90 minuta kishte Berat Gjimshitin. Kapiteni i Kombëtares u rikthye nga dëmtimi dhe ishte një ndër më të mirët në fushën e lojës me ndërhyrjet deçizive.


Lajmi kryesor:

Gjimshiti titullar, Atalanta përmbys 3-2 Fioren! Roma e bën dramë në Genoa, Napoli 'poker' në udhëtim! Monza pret Interin


S.DH/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A ka pasur sukses 'Tempulli' në kapjen e shpërndarësve të drogave në shkolla?



×

Lajmi i fundit

Lukaku shkëlqen me një gol dhe dy asiste, Napoli fiton 0-4 kundër Cagliarit! Sherri në stol

Lukaku shkëlqen me një gol dhe dy asiste, Napoli fiton 0-4 kundër Cagliarit! Sherri në stol