Berat Gjimshiti: Mos e mbivlerësojmë Italinë, i njohim

Berat Gjimshiti: Mos e mbivlerësojmë Italinë, i njohim

Berat Gjimshiti

Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti ka folur për "Gazzetta dello Sport" në Itali. Mbrojtësi i Atalantës lë të kuptohet se kuqezinjtë nuk kanë pesë të mbivlerësojnë kundërshtarin e parë në Euro 2024, duke qenë se e njohin Italinë dhe shumica e kuqezinjve luajnë në Serie A.

“Kur luan kundër një kombëtareje si Italia nuk është se ke shumë avantazhe në favor, por kur e njeh kundërshtarin të shërben shumë për mënyrën si përballesh në fushë. Nëse nisemi mirë kundër Italisë, atëherë do të fitonim besim edhe për ndeshjet e radhës, do të mund t’i menaxhonim më mirë ato.

Italia sigurisht që është favoritja të shtunën, unë e di sepse e njoh potencialin e atyre që para tre vitesh u shpallën Kampionë të Europës. Edhe pse pas vitit 2021, Italia ka pasur ulje dhe ngritje. Janë një kundërshar që duhet t’i respektojmë, por jo t’i mbivlerësojmë”, u shpreh Gjimshiti.

Më 15 qershor në orën 21:00 në "Iduna Park" të Dortmundit luhet Shqipëri - Itali në Grupin B të Europianit 2024, me tanët që kanë kundërshtar edhe Kroacinë e Spanjën.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?