Berat Gjimshiti: Të udhëhiqja Kombëtaren ishte unike, na mungoi fati

Berat Gjimshiti: Të udhëhiqja Kombëtaren ishte unike, na mungoi fati

Berat Gjimshiti

Si një kapiten i vërtetë, Berat Gjimshiti udhëhoqi Shqipërinë në në Euro 2024. Një Evropian që do të mbahet mend gjatë për kombëtaren shqiptare.

Ditën e sotme me anë të një postimi në rrjetet sociale Gjimshiti nuk i fshehu emocionet dhe krenarinë për këtë aventurë fantastike:

“Një rrugëtim i jashtëzakonshëm që nga kualifikueset deri në Kampionatin Evropian. Treguam karakter si Kombëtare duke u paraqitur në fushë si të barabartë me gjigantë evropianë, por që na mungoi edhe fati për të arritur më shumë. Të jem kapiten i Kombëtares në një Evropian, është krenaria më e madhe për mua dhe t’i udhëheq këta bashkëlojtarë të mrekullueshëm ka qenë diçka unike.

Dua t’i falënderojë tifozët më të mirët në botë, tifozët Kuq e Zi që nuk na kanë lënë vetëm në asnjë moment duke na përkrahur me të gjitha mënyrat, por një falënderim edhe më i madh për ta është se treguan kulturë të lartë sportive, duke bërë që e gjithë Evropa të flasë mirë për ta dhe për kombin shqiptar. Kombëtarja ka të ardhme të ndritur dhe ky është vetëm një fillim i gjërave edhe më të mëdha që na presin. Përgjithmonë Kuq e Zi, Forca Shqipëria ime", shkruan Gjimshiti në Instagram.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Biden pranon mangësitë gjatë debatit mes zërave për tërheqjen nga gara presidenciale

Biden pranon mangësitë gjatë debatit mes zërave për tërheqjen nga gara presidenciale