Berat/ I dehuri në timon ngre 'në ajër' motoçiklistin që shpërndante pica, përplas edhe 4 makina të parkuara

Një 27-vjeçari  dehur në drejtimin e një makine ka humbur kontrollin dhe ka hedh 'në ajër' motoçiklistin që shpërndante pica dhe më pas është përplasur me 4 makina të parkuara duke përfunduar brenda lulishtes së qytetit të Beratit. Aksidenti është shënuar mbrëmjen e djeshme në qendër të qytetit të Beratit, ku mjeti tip Renault me targa AB 906 AR,që drejtohej nga një 27-vjeçar që ishte i dehur në timon.

Pasi ka përplasur dhe hedhur në ajër në afërsi të Urës së Varur një motoçiklist që shpërndan pica në qytet,27-vjeçari ka fluturuar në rrugën përgjatë lumit,duke përplasur 4 mjete të parkuara në rrugë dhe më pas ka përfunduar brenda lulishtes së qytetit. Pas aksidentit drejtuesi i motoçikletës ka marrë plagë të rënda dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Beratit.

Drejtuesi i dehur, Tajar Hysko, shkaktar i aksidentit  ka dalë pa lëndime nga makina dhe është ndaluar nga policia. Si pasojë e aksidentit të rëndë një 33-vjeçar që qarkullonte me motorin e picave është në gjendje të rëndë dhe 4 mjete të parkuara në rrugë janë shkatërruar.

1607761334_berat1.jpg

Makina e autorit

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja