BERAT-Gjendet i vdekur në banesën e tij në lagjen "10 Korriku" një 70-vjeçar ndërkohë që nuk dihen ende shkaqet e vdekjes. I moshuari Shpëtim Guga jetonte i vetëm në banesë, pas vdekjes së bashkëshortes dhe 4 fëmijët e tij jetonin në Itali. Kanë qenë këta të fundit, që pasi nuk kanë mundur dot të kontaktojnë me të atin në telefon prej 3-ditësh, kanë njoftuar policinë.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie dhe shërbimi i zjarrfikësve që kane mundur të hyjnë në banesë me shkallë nga dritarja e katit te pestë. Pasi është konstatuar nga mjekët se 70-vjecari kishte më shumë se 48-ore i vdekur në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor që po punon për zbardhjen e shkaqeve te vdekjes. Nga të dhënat e para mendohet se ndërroi jetë nga një atak kardiak.