BERAT- Një makine i është vendosur eksploziv në Berat, por fatmirësisht lënda plasëse nuk ka shpërthyer. Aparati celular “Nokia” me disa tela i mbështjellë dhe me letër natriban, ka rënë nga marmita ku ishte vendosur, dhe ka shpërthyer jashtë mjetit, duke mos shkaktuar pasoja.
 
Drejtuesi i mjetit tip “Mercedez-Benz” me targa AA540GV, Mentor Hoxhaj, 57 vjeç nga Berati, ka qenë duke drejtuar në mjetin e tij, në momentin kur ka dëgjuar shpërthimin.
 
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:00 të ditës së sotme. Në vendin e ngjarjes mbërritën forcat e policisë, dhe pas kryerjes së veprimeve procedurale ka rezultuar se “celulari i vendosur në marmitën e mjetit ishte shkëputur dhe kishte rënë në tokë, pa shpërthyer lëndën të dyshuar si eksploziv. Nga aktivizimi i telefonit është realizuar vetëm plasja e kapsollës. U sekuestruan në cilësinë e provës materiale një celular NOKIA me kartë sim, 52 gramë lëndë me ngjyrë të bardhë e dyshuar eksploziv; dy tela përcjellës; tela Zingato; pjesë plastike; natriban 200 cm”, thuhet në njoftimin e policisë.
 
Ndërkaq, po punohet për zbulimin e ngjarjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve të vendosjes së lëndës eksplozive.
 
Materialet lidhur me ngjarjen iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale , “Vrasje me paramendim e mbetur ne tentative”, parashikuar nga nenet 78 e 22, të Kodit Penal.
 
makina e mentor hoxhajt
(Foto: Makina e Mentor Hoxhaj, e cila nuk shpërtheu)
 
Redaksia online
(e.s/ac/shqiptarja.com)