Berat,infrastruktura rrugore e rëndë
kultivuesit e ullirit: Po falimentojmë!

Berat,infrastruktura rrugore e rëndë<br />kultivuesit e ullirit: Po falimentojmë!
Fshati Bilçë vetëm pak kilometra larg qytetit të Beratit dhe tashmë pjesë e Njësisë Administrative e Bashkisë së madhe është veçuar në vite për kultivimin e ullirit, por tashmë me infrastrukturën rrugore të rënduar rrezikon që ky biznes të falimentojë.

E gjithë zona është e mbjellë me ullinj dhe banorët e ruajtën traditën e kultivimit të këtij produkti duke u prezantuar brenda dhe jashtë vendit. 

Por, një pjesë e banorëve të këtij fshati ndihen krejtësisht të falimentuar për shkak të gjendjes tepër të keqe të rrugës dhe mungesës së kontrollit të shtetit në tregtimin e këtij produkti.

Janë plotë 100 familje të kësaj zone, të cilat mënyrë të vetme jetese kanë prodhimin dhe kultivimin e ullirit.
Por, sipas tyre ky aktivitet po bëhet çdo ditë dhe më i vështirë.

Rruga që na lidh me hyrjen e fshatit dhe si rezultat me qytetin është në gjendje skandaloze dhe e kemi të vështirë të transportojmë prodhimin për të shitur. Nga ana tjetër konkurenca e pandershme po bën që çmimi i produktit të jetë shumë i ulët dhe nën kosto”, shprehen banorët.

Ata deklarojnë se as një ndihmë nuk kanë përfituar nga shteti dhe pse kanë mbjellë fidan të rinj për të siguruar jetesën duke mbajtur gjallë traditën, por ndihen krejtësisht të falimentuar.

Të gjitha familjet e kësaj zone jetojnë me të ardhurat e kultivimit të ullirit, pasi toka e tyre nuk prodhon asgjë.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shqiptari plagos me thikë italianin, 52 vjeçari përfundon në spital

Itali/ Shqiptari plagos me thikë italianin, 52 vjeçari përfundon në spital