Berat - Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Duhanas të Beratit, ku një 43-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë nga një pemë ulliri.
Viktima është identifikuar si Ermal Rripi, i cili ishte duke vjelë ullinj në momentin e aksidentit.
Pas ngjarjes, 43-vjeçari është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Beratit, por, pavarësisht ndihmës mjekësore të menjëhershme, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë gjatë rrugës.
Policia ndodhet në zonë dhe nga hetimet paraprake, ngjarja është konfirmuar si aksidentale dhe nuk dyshohet për rrethana të tjera.
Komente











Punedhenesi me mire te bleje makine per vjelje ullinjsh.Kush i mbledh ullinjte ne shek XXI me dore,sikur jane ne shek.XIX sic i mbledhin keta?! Per pesticide, vila 2-3 kateshe e Mercedis i gjejne parate,por per nje makine per shkundjen/vjeljen e ullinjve,ato te uruara s'gjenden per qamet!Tek ne,makinat per mbledhjen e ullinjve,(ato me te thjeshtat) mesatarisht nuk i kalojne 2000-2500 $
PërgjigjuDuhet punedhensi ti paguaje demshperblim sikur ne EU apo Zvicer deri 100,000$ siguracion jete ! Ngushéllime per humbjen !
Përgjigju