Berat, ndalohet drejtori i shkollës ngacmoi seksualisht dy nxënëse
BERAT- Ndalohet drejtori i shkollës së mesme Babë Dudë Karbunara në Berat. 59 Vjeçari, Yzedin Hajdaraj i cili ushtron detyrën e drejtorit të shkollës dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy nxënëse të shkollës së mesme të cilat i ka thirrur në zyrën e tij. . VIDEO
BERAT- Ndalohet drejtori i Shkollës së Mesme "Babë Dudë Karbunara" në Berat.
59 vjeçari, Y.H i cili ushtron detyrën e drejtorit të shkollës dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy nxënëse të Shkollës së Mesme, të cilat i ka thirrur në zyrën e tij.
Sipas informacioneve janë po këto dy nxënëse të klasës 11 të cilat e kanë denoncuar drejtorin.
Nxënëset: Dyshojmë se ngjarja është e pavërtetë Por në lidhje me këtë ngjarje janë shprehur edhe disa nxënëse të cilat kanë thënë se janë të shokuara, ndërsa shtojnë se kjo ngjarje mund të jetë e pavërtetë pasi drejtori i shkollës, Y.H ka relata shumë të mira më të gjithë nxënësit e shkollës.
"Ishte njeri shumë i mirë, i respektueshëm me të gjithë, por këtë nuk mendonim se mund ta bënte. Ka qenë shumë i dashur me të gjithë", tha një prej nxënësve të kësaj shkolle.
"Jemi të shokuara, besojmë se kjo është e pavërtetë. Kam tre vite në këtë shkollë, jam maturante në këtë shkollë prej tre vitesh. Për mua është diçka absurde", tha një nxënëse e vitit të tre të gjimnazit në Berat.
Vajzat në zyrë për provimin Dy vajza të vitit të dytë, kishin shkuar në zyrën e drejtorit për të biseduar në lidhje me një provim të mbartur. Këtu ato pretendojnë se janë ngacmuar seksualisht nga drejtori.
Më pas ato kanë vënë në dijeni prindërit në lidhje me situatën, dhe menjëherë kanë bërë edhe denoncimin në Polici.