Janë proceduar, një 63 vjeçare me ,inicialet N.K, banuese në Berat, e cila u kap duke ndërtuar një shtesë mbi banesën ekzistuese, dhe 77-vjeçarja me inicialet H.P, e cila po ndërtonte një objekt pa lejen përkatëse.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale "Ndërtim i paligjshëm", parashikuar nga neni 199/a i Kodit Penal.
Njoftimi i plotë i policisë:
Më datë 26.08.2017, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen:
N.K 63 vjeçe, banuese në Berat , pasi u kap duke ndërtuar një shtesë kati mbi banesën ekzistuse. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale ‘’Ndërtim i paligjshëm’’, parashikuar nga neni 199/a i Kodit Penal.
Më datë 26.08.2017, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen:
H.P 77 vjeçe, banuese në Berat, pasi u kap duke ndërtuar një objekt pa lejen përkatëse.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com