Berat, Rama në dëgjesën publike: Për çdo problem mund ti drejtoheni platformës online

Berat, Rama në dëgjesën publike: Për çdo problem mund ti drejtoheni platformës online

Kryeministri Edi rama në dëgjesën publike në Berat

Kryeministri i vendit Edi Rama ka vazhduar dëgjesën publike në qytetin e Beratit, ku ka folur për problemet aktuale dhe mënyrën se si mund ta zgjidhim në portalin shqipëriaqëduam.al. Ai nuk do të jetë në Tiranë edhe pse zhvillohet protesta e opozitës në orën 11:00, kryeministri do të vazhdojë dëgjesën publike në Berat. 

Gjatë fjalës së tij, Rama ka prezantuar nismën ‘Shkolla ime’. Rama tha se platforma shqipëriaqëduam.al është një mekanizëm që garanton e fuqizon qytetarin dhe një pasqyrë besnike e vullnetit të qeverisë për të reaguar në kohë reale në mbështetje të qytetarëve.

Rama ka theksuar që është mënyra më e mirë dhe efektive për të zgjidhur problemet, pasi çdo ankesë shqyrtohet dhe analizohet nga punonjësit  dhe ankesa shkon drejpërdrejtë tek ministri.

Për të ndryshuar njerëz që nuk e meritojnë të jenë në administratë, kërkon kohën e duhur, por njerëzit nuk mund të presin nesër për atë që me të drejtë u takon sot, shqipëriaqëduam.al është platform që për tre minuta regjistrohet dhe bën me dije problemin që ka, i barabartë pa dallime. Ankesa shkon direct tek ministry, për problemet me hipotekat, me mbifaturimin, për të zgjidhur problem për pensionet.

Janë problem të mëdha për atë që I ka pavarësisht së duken të vogla për të tjerët, nuk keni nevojë të kërkoni një “mik” pasi ankesa shkon direct tek miqtë tuaj, ministrant.

Çdo të mërkurë kur ne bëjmë mbledhje dalin të gjitha problemet tuaja pasi është sitem I digitalizuar.

Një grup prej 30 vetash që punojnë edhe natën, kanë detyrë që të bëjnë të gjitha raportet për rezultatet e përgjigjes për ministrant. Është një mekanizëm fantastik, brenda 10 ditësh jepet përgjigja, i njoftohet ankuesit që u mor ankesa juaj, kur kalon pak më shumë kohë i kërkohet ndjesë. Është çështje besimi dhe culture për të mos vazhduar historinë gjej një mik apo fut dorën në xhep dhe jep lekë.

Ta dinë punonjësit t administratës që ai që vjen përballë jush mund tju heqë nga puna. Janë mbi 130 punonjës që nuk janë më në punë.

Bëhet një hetim administratim që X çështje është vonuar se ka pasur problem administrative apo janë dembelë.

Duhet të mbahet përgjegjësi.

Sa më shumë qytetarë duhet të marrin pjesë në proces për të mirën e tyre.

Edi Rama në dëgjesën publike me qytetarët

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Popull: 26/05/2018 12:41

    VAZHDOJNE GENJESHTRAT E RAMES TE GJITHA WEBET JANE TE PA AKSESUESHEM E PARA E DYTA ME NJE POPULL FUKARA KU SI DHE SI DO PERDORE AI FSHATARI FUKARA KOMPUTERIN DHE TE SHPREHE ATE QE DON BLA BLA GENJESHTRA TE PA FUNDA TALLJE ME POPULLIN

    Përgjigju
  • Qytetari: 26/05/2018 10:52

    Per cfar plateforme e keni fjalen zt Rama,juve jam drejtuar,personalisht,Ministres drejtesise dhe Kryetegjistruesit me dt 12 Maje 2018 per nje problem me Zyren e Regjistrimit palujteshme Tirane,asnje pergjigje qoft dhe ne sencin negativ skam mare,kjo eshte plateforma e leshit te bashkqeverisjes.Nuk eshte turp te deklarohem qe jam i majt,por demogogjit nuk me pelqejn.Si mua ka sa te dush vertet nuk dalim ne protest por ne votime dot jemi kunder kesaj qeverisje,qe po na sorollat e perplas neper dyr te gjykateve,pershkak te paftesise dhe korrupsjonit ne Administrate.Une si qytetar tersisht me bindje te majta e kam humbur besimin per nje qeverisje krejtesisht te dobet.Kur nuk me kthen pergjigje Ministrja e drejtesise dhe Kryeregjistruesi i Republikes per cfar besimi flitet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale