BERAT - Komuniteti rom në Berat ka shfrytëzuar 8 prillin, ditën që e përkujton, për të shprehur problemet me të cilat përballet dhe indiferencën e pushtetit lokal ndaj tyre. Dita e 8 prillit njihet si dita kushtuar komunitetit rom, i cili në qytetin e Beratit përballet me probleme të mëdha.
Të vendosur në lagjen periferike, afër lumit Osum, banorët e këtij komuniteti ndihen çdo ditë të frikësuar se banesat e tyre do të përfshihen nga vërshimi i tij, gjë e cila ka ndodhur çdo vit. Janë disa banesa në këtë lagje, të cilat i përkasin këtij komuniteti, që janë rrëmbyer nga lumi, ndërkohë që sa herë ka reshje intensive, rreziku është i madh.
Banorët romë shprehen të irrituar se ndihen krejtësisht të lënë pas dore. Janë të shumta premtimet që bëhen për ta nga pushtetarët vendorë gjatë fushatave elektorale, por faktet tregojnë se ky komunitet jeton mes vështirësish të mëdha.
“Jetojmë çdo ditë me frikën se lumi do na përmbytë shtëpitë dhe nuk do kemi se ku do të vendosemi, pasi askush nuk kujtohet për ne; jemi krejtësishtë në mëshirë të fatit”, - shprehen ata.
Një tjetër problem me të cilin përballen është dhe mossistemimi i ujërave të zeza në të gjithë këtë lagje. Ujërat e zeza derdhen në mes të lagjes në një kanal të hapur, duke u bërë rrezik për shëndetin e tyre në çdo moment. Fëmijët luajnë pranë kanalit dhe shumë shpesh preken nga epidemic, kryesishtë gjatë stinës së verës. Era e keqe ndihet gjatë gjithë kohës dhe na rrezikon shëndetin e fëmijëve” , thonë banorët e kominitetit rom, që ndihen të braktisur më shumë se kurrë.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com