Gjatë verës është e pamundur të kalosh në afërsi të lumit pasi era që çlirohet nga ujërat e zeza është e padurueshme.
Pamjet tregojnë qartë rrjedhën e tij të ndotur, por nuk mungojnë as mbetjet urbane dhe të ngurta në dy brigjet e Osumit.
Për këtë vit Bashkia e Beratit nuk ka marrë asnjë iniciativë të paktën për të pastruar mbetjet urbane.
Sikur të mos mjaftojnë vetëm ujërat e zeza, në Osum derdhen edhe mbetje të ndryshme nga një fabrikë lëkurësh që ndodhet në këtë zonë.
Nënkryetari i bashkisë së Beratit, Bledar Blana thotë se do të merren masa për pastrimin e brigjeve të lumit.
Sipas bashkisë së Beratit zgjidhja përfundimtare e problemit të ndotjes së Osumit është projektimi i rehabilitimit total në të gjithë gjatësinë e lumit.
Ky projekt është duke u bërë në bashkëpunim me një kompani private.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
