Ura e cila lidh fshatin Velabisht më qytetin e Beratit, ndodhet pikërisht në një nga hyrjet e qytetit të një mbi një dritareve, dhe zona muzeale nuk është shumë larg.

Ajo fatkeqësisht ngjason me shumë më një vendgrumbullim mbetjesh urbane, teksa këto pamje që sjell Report TV nuk kanë nevojë për shumë sqarime. 

Mbetjet prej kohësh u janë kthyer në kryefjalë në këtë vend, ndërsa instancat përkatëse vijon të heshtin.

Një ditë në javë pranë kësaj ure improvizohet tregu i lirë i fshatarëve, por drejtuesit e pushtetit vendor s janë kujtuar të vendosin kontejnerë për mbetjet.

Shitësit edhe klientët i bien rrugës më të shkurtër, hedhin mbeturinat aty ku punojnë.

Kjo panoramë të ofrohet prej vitesh në këtë zonë të qytetit te Beratit.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)