Berati i dorëzon titullin “Qytetare
Nderi”, regjisores Xhanfise Keko

Berati i dorëzon titullin “Qytetare<br />Nderi”, regjisores Xhanfise Keko
BERAT - Pas 37-vjetësh është rikthyer në qytetin e Beratit filmi i realizuar në këtë qytet Tomka dhe shokët e tij. Realizues të këtij filmi, disa prej protagonistëve, figurantë qytetarë të Beratit janë mbledhur mbrëmë në pallatin e kulturës, ku është organizuar ceremonia e dhënies së titullit “Qytetare nderi”, regjizores Xhanfise Keko.
 
Skenaristi i filmit Nasho Jorgaqi, kujtoi mbrëmë mes emocioneve disa nga momentet ku u realizua ky film. Po kështu, në këtë mbrëmje kanë qenë pjesëmarrës disa prej protagonistëve, që pas 37 vitesh u rikthyen në moshën e fëmijërisë.

Më pas kryetari i baskisë Berat, Fadil Nasufi i dorëzoi familjarëve Keko, nuses së tij të djalit titullin “Qytetare Nderi” e Beratit për “Kontributin e madh që ka dhënë si regjisore, kryesisht e filmave artistik për fëmijë,ku 37-vjet më parë filmi për fëmijë “Tomka dhe shokët e tij” është xhiruar prej saj në qytetin e Beratit,duke promovuar në këtë mënyrë trashëgiminë e lagjeve muzeale: Mangalem, Goricë e Kala”.

Xhanfise Keko
 
Ky film, prodhim i kinostudios Shqipëria e Re i i regjisores Keko në vitit 1977,me skenar nga Nasho Jorgaqi dhe me muzikë të Ferdinand Dedës,fitoi Çmimin Special në Festivalin e Filmit për Fëmijë në Itali në vitin 1978.

Xhanfise Keko
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Këmbimi i të burgosurve, faktet kryesore rreth marrëveshjes historike SHBA-Rusi

Këmbimi i të burgosurve, faktet kryesore rreth marrëveshjes historike SHBA-Rusi