Lëvizja Socialiste për Integrim ka “pushtuar” qarkun e Beratit në votimin për këshilltarët bashkiakë, teksa është dhënë rezultati nga numërimi deri në orët e vona të mbrëmjes. Në një qark me pesë bashki pas ndarjes së re territoriale, në bazë të marrëveshjes së partive të koalicionit Aleanca për Shqipërinë Evropiane ka garuar në emër të së majtës me katër kandidatët e saj, në bashkinë e Beratit, në bashkinë e Urës Vajgurore, të Kuçovës dhe të Skraparit.
Ndërkohë që vetëm një bashki është mbajtur nga PS, ajo e Poliçanit dhe kjo e fituar nga mazhoranca. Pikërisht kandidatët në këto katër bashki të fituara nga mazhoranca e majtë, e kanë favorizuar LSI e drejtuar nga Ilir Meta që të shënojë rezultate fantastike, duke arritur madje që të jetë dhe parti e parë në bashkinë e Skraparit, ndërkohë që PS renditet për momentin parti e dytë ndërsa PD tashmë e stacionuar në parti e tretë për këshillat bashkiake.
Megjithatë socialistët e kanë ruajtur vendin e parë në bashkinë e Beratit, duke lënë në vend të dytë LSI dhe në vend të tretë sërish PD, çka tregon se PS nuk është “mbytur” tërësisht nga votat e LSI dhe pritet që të jetë ajo forcë e parë politike në këtë bashki, në këshillin bashkiak. Pavarësisht se socialistët e Beratit nuk kanë munguar të kontestojnë para zgjedhjeve teksa ndaheshin përgjegjësitë e kandidimit, lënien e bashkisë së Beratit në dorë të Metës, si një bashki që ka qenë gjithnjë dhe në kohët më të vështira një bastion i fortë i socialistëve dhe i së majtës në Shqipëri.
Por rritja e mbështetjes për LSI dhe numrit të votave ka ardhur për shkak të numrit të madh të marrë në bashkinë e Skraparit, ku PS paçka se ka marrë një mbështetje të madhe dhe në Poliçan ende vijon të mbetet e dyta në renditjen e mbështetjes në qarkun e Beratit. Trendi në fakt është në favor të Partisë Socialiste e cila po ngjitet me shpejtësi duke fituar terren dhe duke nisur dominimin në të gjithë qarkun, aq sa pritet që në orët e vona të mbrëmjes pas shtimit të numërimit të votave në të gjitha kutitë e votimit të stacionohet parti e parë dhe në qarkun e Beratit.
E sigurtë është që PD tashmë është fiksuar si parti e tretë politike në Berat dhe në shumë qarqe të tjera, një rezultat ky katastrofik dhe më i ulti që nga krijimi i saj si parti politike. Duke treguar se e majta dominon politikën shqiptare. Dhe dominanca nuk po vjhen vetëm në jug të vendit, por në të gjithë vendin.
Kandidatët
Kandidatët në këto 4bashki të fituara nga e majta kanë favorizuar LSI e drejtuar nga Meta që të shënojë rezultate fantastike, duke arritur madje që të jetë e parti e parë në bashkinë e Skraparit.
Rritja e PS
Trendi është në favor të PS qw po ngjitet me shpejtësi duke fituar terren dhe duke nisur dominimin në të gjithë qarkun, aq sa pritet që në orët e vona të mbrëmjes të stacionohet parti e parë.
Qarku Berat
Subjekti Votat Përqindja Krahasimi
LSI 9252 28.32 +12%
PS 8832 27.03 -10%
PD 4047 12.39 -4%
PR 1062 3.2
BLD 919 2.81
AAK 684 2.09
PSM 668 1.99
PSV 91 629 1.93
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com