Tashme në mbyllje të sezonit turistik veror zonat dhe qytetet e preferuara për turistet bejnë bilancin e tyre. Vizitorët e qytetit muze të Beratit për këtë periudhë kanë qënë në një shifër të konsiderueshme për vitin 2014. Për këtë ka ndihmuar promovimi i Shqipërisë në nivel ndërkombëtar dhe posaçërisht i Beratit, qe  është bërë vend organizator i aktiviteteve kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare si, eventi "Urat e Ballkanit Flasin", Panairi Kombëtar Shëtitës dhe Festivali Multikulturor i Beratit. Tjetër faktor kanë qenë edhe rritja e iniciativave private si dhe përmirësimet  infrastrukturore në kalanë e Beratit, të cilat do të vijojnë më tej me rrugën Berat-Lushnje dhe rrugën e Kalasë nga Merkata deri në kala. Objektet e trashëgimisd kulturore, arkitektura e qytetit, objektet e kultit dhe vet historiku I këtij qyteti, e terheqin vizitorin drejt Beratit. Shifrat e vizitueshmërisë dhe oferta turistike në Berat janë në përpunim dhe do të publikohen së shpejti nga Zyra e Informacionit Turistik në Bashkinë e qytetit. /ATSH/