TIRANË- SPAK çon për gjykim deputetin e Partisë Demokratike Qani Xhafa, i cili shkaktoi aksident në gjendje të dehur në mes të qytetit të Elbasanit më 11 mars 2023.
SPAK thotë se Xhafa i pandehur për “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip Toyota në Bulevardin “Qemal Stafa”, Elbasan ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me një shtyllë të ndriçimit rrugor. Nga aksidenti janë shkaktuar dëme të lehta materiale.
Me këtë vepër, deputeti rrezikon burgim nga dhjetë ditë deri në tre vjet. Qani Xhafa mori mandatin e deputetit të Elbasanit pas dorëheqjes së Luçiano Boçit I cili garoi për bashkinë. Ai është kandidat për deputet i PD edhe për zgjedhjet e 11 majit në listë të hapur.

SI.E./Shqiptarja.comProkuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim procedimin penal nr.27 të vitit 2025, në ngarkim të të pandehurit Qani Xhafa, i akuzuar për kryerjen e figurës së veprës penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.
Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se më 11 mars 2023, i pandehuri Qani Xhafa, aktualisht Deputet në Kuvendin e Shqipërisë, duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip Toyota me targa AB 457 IJ, në Bulevardin “Qemal Stafa”, Elbasan ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me një shtyllë të ndriçimit rrugor. Nga aksidenti janë shkaktuar dëme të lehta materiale.
I pandehuri Qani Xhafa ushtron funksionin e Deputetit në Kuvendin e Shqipërisë prej datës 19 Maj 2023.
Komente


Nuk e kuptoj se perse SPAK humb kohe te cmuar me nje rast te tille,kur ky mund te ndiqej penalisht nga prokuroria e Elbasanit! SPAK-u mund te hynte ne kete mes nese deputeti do te tentonte te mbulonte ngjarjen e te evitonte pasojat per hir te postit.Vertet eshte deputet,por thjesht nuk me duket ceshtje aq me rendesi sa qe te ndiqet nga SPAK-u.
Përgjigju