Bëri pronarin e lokalit të hidhej me motor në det, Salvini: Balotelli duhet të arrestohet

Bëri pronarin e lokalit të hidhej me motor në det, Salvini: Balotelli duhet të arrestohet

Një bast me një pronar lokali e ka futur në telashe sulmuesin Mario Balotelli. Ky i fundit e kishte sfiduar pronarin e lokalit duke i thënë se do t’i jepte 2000 mijë euro nëse do hidhej me motor në ujë.

Ndryshe nga çfarë kishte parashikuar Balotelli pronari i lokalit është hedhur, duke u bërë i famshëm në rrjetet sociale. Mirëpo kjo po i kushton jo pak Balotelli-t i cili është nën hetim nga autoritet italiane në Napoli. Policia bashkiake e këtij qyteti e konsideron veprimin si nxitje e kryerjes së krimeve dhe lojrave të fatit.

Gjithsesi një reagim i ashpër për këtë ngjarje ka ardhur edhe nga Mateo Salvini, zëvendës kryeministri Italian që njihet si një tifoz i madh futbolli. Ai është shprehur:

“Nëse do ta kisha në dorë do ta arrestoja menjëherë. Si mund ta hedhësh një motor në det? Kjo është një lojë e një idioti. Por çfarë imazhi japim nga Italia në botë, nëse në një nga qytetet tona me të gjitha problemet që ekzistojnë, kalon një lojtar i pasur dhe i prishur, që ka një skuter dhe e hedh në det? Ne jemi të çmendur.”

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • karallo: 09/07/2019 17:20

    o salvino po me 1001 milion probleme qe ka it ty ste ze gjumi se 1 bythzi dhe 1 drogaxhi ven bast se malli qe kan pir ka qen pa hile hajde loqe kandari hajde..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë