Një 49 vjeçar, i identifikuar si Petro Tane (Petrit Tabaku) është arrestuar nga policia turke pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për një vrasje të kryer në vitin 1997 në Kuçovë. Tane u kap në tentativë për t'u futur në Turqi me dokumente të falsifikuara.
Pas marrjes së informacionit nga Policia Kufitare e Rinasit dhe strukturat hetimore të DVP Berat, u bashkëpunua me FAST Albania dhe pas shkëmbimit të informacionit ndërmjet Policisë Kufitare shqiptare dhe asaj turke, për vendndodhjen dhe tentativën për t’u futur në Turqi, të 49-vjeçarit, i cili më parë fshihej në Greqi, u organizua dhe u finalizua operacioni i përbashkët policor mes Policisë së Shtetit dhe Policisë turke, i koduar “Behram”. Tane u kap në Turqi dhe më pas u deportua në Rinas.
Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në vitin 2006 është dënuar me 14 vjet burgim nga Gjykata e Apelit Vlorë, për veprat penale “Vrasja" dhe "Armëmbajtja pa leje”. Shtetasi Petro Tane, në vitin 1997, në lagjen “1 Maji”, Kuçovë, ka vrarë me armë zjarri automatik shtetasin A. S.
Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Kuçovë u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Apelit Vlorë, në ngarkim të këtij shtetasi.
A.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
24.9%
-
Keq
61.3%
-
Nuk e di
13.8%
Vota total: 1387
Lajme të tjera
-
8 mijë paund për kalimin me gomone në La Mansh/ Dënohet shqiptari në Angli, në gomone edhe fëmijë pesë vjeç
23 Prill, 18:04
-
Përplasje mes të miturve në Greqi, 15-vjeçari shqiptar qëllon me thikë bashkëmoshatarin
22 Prill, 10:43
-
Vrau kunatin pasi i përdhunoi të bijën, babai shqiptar kërkon të lirohet nga burgu
20 Prill, 16:52
-
Durrës, i dënuar në Itali për trafik droge, arrestohet 59-vjeçari me qëllim ekstradimin (EMRI)
20 Prill, 14:38
-
Itali/ Shqiptari kapet me 65 mijë euro në makinë, i kishte fituar në baste online
20 Prill, 14:13
-
Krujë/ Kishte mbjellë 45 fidanë kanabis pranë banesës, arrestohet 51-vjeçari
20 Prill, 13:17
-
Lezhë, autor i katër vjedhjeve në banesa, arrestohet 47-vjeçari (EMRI)
20 Prill, 12:45
-
Tiranë, arrestohet 40-vjeçari i shpallur në kërkim, Apeli e kishte dënuar me 3 vite burgim për shitje narkotikësh (EMRI)
20 Prill, 10:53
-
Francë,2 vajza goditen me thikë para shkollës! Arrestohet autori
18 Prill, 17:09
-
Gjermania arreston dy persona nën dyshimin se spiunonin për Rusinë
18 Prill, 15:03
-
Hajduti nga Skrapari vjedh banesën në Shkodër, mori para e bizhuteri
18 Prill, 12:03
-
Një ditë më parë djali vrau nusen, ndërron jetë nëna e autorit në Pejë
17 Prill, 14:51