Berisha akuza kreut të shtetit: Udhëtimi i Ramës dhe Begajt për në OKB, më i kushtueshmi! Rama refuzoi ta pranojë në avionin e tij

Ish kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kreun e shtetit, Bajram Begaj dhe kryeministrin Rama se po zhvillojnë një ndër udhëtimet më të kushtueshme të përfaqësuesve të një shteti. Duke folur për udhëtimin që do të zhvillojnë Rama e Begaj në Nju Jork në kuadër të mbledhjes së OKB, Berisha pretendon se po shpenzohet gjysmë milionë euro nga buxheti i qytetarëve për këtë udhëtim ndërsa edhe Begajn e akuzon për vjedhje të përditshme.

“Mos harroni se udhëtimi për në OKB i Edi Ramës dhe presidentit të vendit, do të jetë njëri nga udhëtimet më të kushtueshme të përfaqësuesve të një shteti.

35 vetë ndodhen në delegacionet e tyre në Nju Jork.

Një numër i tillë i madh është më i pazakonti dhe do të thotë, po të keni parasysh se Edi Rama refuzoi të pranojë në Ismailin e tij, delegacionin e kryetarit të shtetit, do të thotë një shpenzim gjer në gjysmë milionë euro nga buxheti i qytetarëve.

Po ky është vetëm njëri aspekt.

Vjedhjet e tyre janë të përditshme dhe të pafundme.

U bëj thirrje qytetarëve të ushtrojnë presionin më të madh ndaj deputetëve, në mënyrë që të votojnë në emër të interesave më jetike të shqiptarëve në nevojë, ligjin për minimumin jetik.”- tha Berisha.

Në OKB, Shqipëria do të drejtojë dy takime të rëndësishme, takimin për bashkëpunimin për shpërndarjen e shpejtë dhe efektive të ndihmave humanitare kudo në botë në kohë krizash, në situata lufte, apo në situata katastrofash natyrore.

Në diskutimin e dytë të rëndësishëm, pritet të marrë pjesë edhe presidenti i Ukrainës Volodimir Zelensky, për shkak se aktiviteti do t’i dedikohet luftës në Ukrainë, ku pjesëmarrësit do të përfshihen në një debat të hapur.

Shqipëria e mori për herë të parë Presidencën në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në periudhën 1 qershor – 30 qershor 2022. Vendi ynë u zgjodh anëtarë e përkohshme e institucionit më të rëndësishëm të sigurisë në glob me votë thuajse unanime nga Asambleja e Përgjithshme për një mandat i cili filloi në janarin e vitit 2022 dhe përfundon në fund të 2023.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Piltoti: 18/09/2023 18:43

    Berish hap gojen e prit ne goje cfar leshon Rama nga avioni

    Përgjigju
  • Agim: 18/09/2023 14:38

    Po o debil a shkoje ne kembe ne anerike!!!!o zemerkeqi me i mDhe i bLlkanit

    Përgjigju
  • asolingo: 18/09/2023 12:42

    O plaku Mere je bere si ato shtrigat vetem me thashetheme dhe nxjerr vetem vrerë,shpellar e shpellar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Universitetet amerikane u bëjnë thirrje studentëve të huaj të kthehen përpara inaugurimit të Trump

Universitetet amerikane u bëjnë thirrje studentëve të huaj të kthehen përpara inaugurimit të Trump