Berisha akuza të forta ndaj bashkëshortes së tij, Basha: Gënjeshtra ordinere nga ai që dhunoi PD dhe ishte gati të derdhte gjak! Do të mbahet mend si një nongrata

Berisha akuza të forta ndaj bashkëshortes së tij, Basha: Gënjeshtra ordinere nga ai që dhunoi PD dhe ishte gati të derdhte gjak! Do të mbahet mend si një nongrata

Lulzim Basha dhe Lulzim Basha

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar pas akuzave të rënda të Sali Berishës se qeveria e ndërmori aksionin e mbylljes së lojërave të fatit për Bashën pasi sipas tij bastet i kaluan një kompanie në Qipro që është 80% në pronësi të bashkëshortes së kreut të PD.

Ai i cilësoi këto si gënjeshtra ordinere nga një njeri i cili "për hallin e tij" dhunoi shtëpinë e demokratëve dhe ishte gati të derdhte gjak, duke ju referuar protestës së 8 janarit, që la një shenjë të "errët" në historinë e PD.

"I deklaruar non grata për korrupsion bashkë me familjen e tij, dhe i braktisur nga demokratët pas dhunës së 8 janarit, Sali Berisha po sillet vërdallë nëpër Shqipëri duke thënë çdo ditë gënjeshtra të reja për Lulzim Bashën dhe familjen e tij. Për të dytën herë Sali Berisha, ky gënjeshtar ordiner,  shpifi për bashkeshorten e kryetarit të PD. Ky është një mashtrim i ri nga njeriu që për hallin e tij dhunoi edhe shtëpinë e demokratëve dhe ishte gati të derdhe gjakun e tyre. Ky që për hallin e tij ka qenë gjithmonë gati ti vërë zjarrin Shqipërisë. Por ai është vetëm një e shkuar e keqe për PD-në dhe gjithë shqiptarët, dhe emri i tij do mbahet mend si një nongrata për korrupsion.", shkruan Basha.

Kujtojmë se tre ditë më parë, Sali Berisha nga Lezha në një takim me mbështetësit e tij tha sot se Qeveria e ndërmori aksionin e mbylljes së lojërave të fatit për Lulzim Bashën pasi sipas tij bastet i kaluan një kompanie në Qipro që është 80% në pronësi të gruas së kreut të PD.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Serbët më zhdukën dhe vr*në mamanë! Sigurimi shqiptar më ka ndjekur! Takimet e mia me Ramiz Alinë dhe Nexhmie Hoxhën!

Serbët më zhdukën dhe vr*në mamanë! Sigurimi shqiptar më ka ndjekur! Takimet e mia me Ramiz Alinë dhe Nexhmie Hoxhën!