Berisha ankohet në Strasburg! Kërkon lirinë: Drejtësia shqiptare nuk më dëgjoi! Vendimet zbardhen me vonesë

Berisha ankohet në Strasburg! Kërkon lirinë: Drejtësia shqiptare nuk më dëgjoi! Vendimet zbardhen me vonesë

Ish-kryeministri Sali Berisha i është drejtuar Strasburgut në krye të gjashtë muajve arrest shtëpiak dhe të një seriali të gjatë kërkesash në Shqipëri, që të gjitha të refuzuara.

Përmes një kërkesë padie avokatët e Berishës i kërkojnë Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut që të ndërhyjë për heqjen e masës që e konsiderojnë të pabazuar në ligj.

Veç kësaj Berisha i numëron gjykatës së Strasburgut të gjitha përpjekjet që bëri në vendin e tij me kërkesa të vazhdueshme për zhbërjen e masave shtrënguese përfshi edhe kërkesën për ta shoqëruar shoqëruar në parlament. Por gjykatat sipas mbrojtjes së ish kryeministrit i shkelën të drejtat , jo vetëm duke mos e dëgjuar por edhe duke i zbardhur vendimet ngadalë

Duke thënë se gjykatat i zbardhën vendimet me vonesë Berisha përmend edhe gjykatën e lartë që një vendim të muajit mars e zbardhi dy muaj me vonesë.

Kjo situatë e bën të qartë se përse ish kryeministri shkoi direkt në Strasburg , pa shteruar dhe pa pritur edhe Kushtetuesen. Sidomos kur gjithçka po ndodh në gjyqësor në dosjen Partizani është më tepër procedurë. Nga njëra anë prokuroria e posaçme që shkoi në hetime me kohë shtesë deri në tetor për të tre të dyshuarit Berishën, Malltezin dhe Bektashin.

Dhe nga ana tjetër, sidomos ish kryeministri që përpos politikës ka ndezur dy vatra të tjera gjyqësore. Njëra për heqje të masës së arrestit shtëpiak. Merr përgjigje në gjykatën e lartë më 16 korrik. Dhe tjetra në 19 korrik,  në gjykatën antikorrupsion e cila ka urdhëruar avokatët të njihen me punën dy mujore të prokurorisë vetëm mbasi të kenë paguar shpenzimet gjyqësore por  nuk është surprizë  që si çdo hap tjetër të kundërshtohet

Ish kryeministri pritet të mos ankohet të mos e godasë dhe të mos e kundërshtojë në gjykatë zgjatjen e afateve të hetimit. Por sakaq po bëhet gati që në këto temperatura të larta ti drejtohet kushtetueses me një seri pretendimesh./ TCH

M.Q./G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Urimi: 14/07/2024 09:05

    Tash qe beleri grek do jeté ne Strasbourg sali berisha e ka Ty e "sigurt" fitoren, edhe avokatin genc burimi e ka te forte ne trillimin e dosjeve keshtuqe shpreson sali berisha dhe mund te ndodhe qe ta gradojne si président dhe kryeminister e ndoshta edhe kryeprokuror direkt pa patur zgjedhje sepse edhe Strasbourg e din se sali berisha me vota nuk fiton kurre.

    Përgjigju
  • ZENUN KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 13/07/2024 16:33

    O qelbēsira Salmut çfar drejtēsie kērkon ti kur ti je hajdut kriminel i flliqur. Ti duhej prej vitesh tē ishe nē burg mor familje e pisēt.

    Përgjigju
  • Po mër po: 13/07/2024 14:30

    Çdo gjë e bëjnë me vonesë. Ti duhej të ishe në burg, je në shtëpi. Do të futin më vonë.

    Përgjigju
  • Ethem Lalaj: 13/07/2024 10:54

    -Është çudi si i ankohet Sb Gj.Ndërkombëtsre kur nuk preferon fare DREJTËSINË E VËNDIT TË TIJ,DUKE I QUAJTUR BANDË KRIMI.. -Sb nuk zbatoi gjykatën ta pyeste për Kl.Partizani,ndaj GJKKO kaloi në sipërore..arrest shtëpiak.. -Kur Sb akuzohet nga GJNDNJ për 21 janarin me VRASJE SHTETËRORE(KM SB)si mundet ti drejtohet po asaj gjykate..? -A nuk i di GJNDNJ se çfar ka bërë Sb në Shqipëri.? -Vall nuk e di GJNDNJ se Sb është shpallur NON GRARTA NGA SHBA,ANGLIA..për Korrupsion madhor.. -A nuk e di GJNDNJ se Sb ka hedhur në gjyq Amerikën & Anglinë në Francë dhe Angli..? FLM REP.TV.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK