TIRANË - Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se Laboratori Qendror i Kriminalistikës është djegur qëllimisht për të shkatërruar drogën e sekuestruar si provë nga policia në operacionet e saj të fundit. Për ta faktuar këtë qëndrim, deputeti demokrat ka publikuar në rrjetin socail Facebook një foto të laboratorit të djegur.
"Foto e laboratorit të policisë shkencore të djegur nga çunat e krimit së bashku me 240 kg drogë dhe 49 dosje të krimeve të rënda. Dje në mëngjes porositësit e djegies bënë çdo gjë për të mos nisur hetimet", - shkruan Berisha në profilin e tij zyrtar në rrjetin social.

Lajmi i zjarrit në laboratorin që ndodhet tek Garda e Republikës u dha për herë të parë nga lideri i opozitës Lulzim Basha, i njoftoi përmes Facebook-ut se kishte marrë informacion nga një oficer i policisë për një zjarr të qëllimshëm me qëllim shkatërrimin e provave.
"Zjarr në Laboratorin Shkencor të Policisë! Raportohet nga oficerë të policise se zjarri është i qëllimshëm dhe ka pasur objektiv shkatërrimin e provave në lidhje me drogën e konfiskuar në disa operacione të fundit. Po bëhen përpjekje për ta fshehur këtë akt kriminal", - shkruanteBasha.
Kjo solli edhe reagimin e policisë e cila tha se bëhej fjalë vetëm për një shkëndijë elektrike ku për pasojë u dogjën telat që furnizojnë me ndriçim këtë ndërtese.
Ne laboratorin kriminalistik analizohen te gjitha provat, si arme, shenja gjishtash e te tjera, qe oficeret e policise gjyqesore sekuestrojne ne nje vendngjarje.
Njoftimi zyrtar i Policise se Shtetit
Rreth orës 02.15 minuta në Drejtorinë e Policisë Shkencore (godina e dytë Laboratorit Qendror të Kriminalistikës) e cila ndodhet brenda territorit të Gardës së Republikës, u konstatua një vatër zjarr.
Menjëherë u njoftua Salla operative e Policisë së Tiranës dhe shërbimi zjarrfikës, të cilët ndërhynë për izolimin dhe shuarjen e vatrës së zjarrit. Ndërkohë u njoftua zyra e Prokurorit të Përgjithshëm dhe në vendngjarje mbërriti Prokurori i gatshëm i Prokurorisë së Tiranës. U krijua grupi hetimor nën drejtimit e Prokurorit, me përbërje të ekspertëve të fushës, si: ekspertë të OSHEE-së, të shërbimit zjarrfikës, oficerë të Policisë gjyqësore të Komisariatit nr.2, si edhe specialistë të Hetimit të Krimit të SHÇBA-së.
Grupi hetimor po vijon veprimet për gjetjen dhe zbulimin e shkaqeve të zjarrit. Paraprakisht, grupi hetimor mendon se shkak i zjarrit është një shkëndijë elektrike në një kabëll në katin e dytë të godinës, në korridor.
Ndërkohë vijojnë verifikimet, në përfundim të të cilave do bëhen me dije shkaqet e zjarrit
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com