Pa kaluar 24 orë nga ngjarja e dhimbshme e Potamit, njeriu që ka në biografinë e tij 26 viktima të Gërdecit si përgjegjësi direkte e djalit të tij dhe 4 të vrarë në 21 janar, po rrëmben arkivolin e rradhës për të bërë një protestë kundër Ramës. Fabula në fakt nuk ka asnjë arsye ku të qëndrojë dhe as paralele, pavarësisht se frëngjia mediatike e djalit të tij, portali “Syri”, po bën çmos të kanalizojë një dhimbje mbarëkombëtare, në interes të familjes Berisha duke manipuluar faktet dhe shtrembëruar ngjarjen.
Makina e propagandës se Berishës po bën çmos për të arritur qëllimin e tij për të krijuar psikozën kolektive, të prekë ndjeshmërinë e njerëzve, dhe për këtë sulmon kë nuk i vete pas avazit apo përpiqet të ruajë gjakftohtësinë në një situatë ku shumë njerëz janë traumatizuar.
Turizmi shqiptar po pëson sulme nga të gjitha anët, ku një përgjegjësi e madhe është e familjes Berisha. 9 vite pas largimit të tij nga pushteti, kur industria e turizmit po përpiqet të rimëkëmbet, kur po krijohet kuadri ligjor për turizmin cilësor dhe detar, ku gjithë struktura e shtetit e cila ka mangësi materiale përpiqet të ngrejë një strukturë moderne mbi shkretëtirën që trashëgoi, Berisha shfrytëzon çdo rast dhe çdo arkivol që e ndihmon të thyejë dyert e Kryeministrisë që të mundet të hyjë edhe njëherë.
400 të vdekur në vit ka Italia nga mbytjet apo aksidentet ujore; disa herë më shumë se Shqipëria e krahasuar për frymë popullsie, por askush nuk merr arkivolet të shkatërrojë vendin. Njeriu që la 3.700 të vdekur në mandatin e parë dhe një shtet të shkatërruar, nam i cili do të na shoqërojë edhe në 100 vitet që vijnë; njeriu që bashkë me familjen hodhi në erë 26 shqiptarë në Gërdec dhe vrau 4 veta në mes të bulevardit, shpreson të nusërojë për herë të tretë dhe këtë rradhë duke shfrytëzuar arkivolin e një foshnje.
Nuk besoj se ka mbetur njeri në Shqipëri që nuk iu dhimbs ai fëmijë dhe që nuk dënoi e përbuzi një fundërrinë vrasëse që mbante uniformën e shtetit. Por pakkush, përveç plehrave që ka talentin të mbledhë Berisha rreth vetes, do t'i shkojnë pas në këtë sipërmarrje. Shqiptarët janë në nivelin e babait të foshnjës, që në mes të atij vaji që as hasmit nuk i urohet, kërkoi drejtësi nga shteti. Dhe drejtësia u bëftë, me shpresën që një ditë do të bëhet edhe ndaj njeriut që arkivolet i përdor për të ardhur në pushtet/dritare.net
po si na kane kapur ne dhe te ardhmen e femijve tane keta njerez dhe nuk na shqiten more aman... edhe pse nuk votohen jane prape aty te bejne zhurmuesin. na lodhen por Zoti i vrafte aty ku i dhemb me shume! sna lane rehat ne hallet tona por gam gam .Si ka ngel pike cipe sic thote shqiptari Clloj racash paskan qene...
PërgjigjuNuk gjenden fjale per te ngushelluar ate familie,por te jene te sigurt qe gjithe shqiptarve te ndershem u dhimset ajo vajze e vogel e pafajshme U prefsh ne paqe o Engjell????Drejtesia te beje punen e vet po ashtu e politika te mos politizoje atje ku nuk duhet Nje 100 mije here te lumt o Dritan Persosur fare e ke shkruar. Nuk duhen fjale te tjera ,shume bukur Nuk e imagjinoj dot qe ka edhe te shkolluar ( ndoshta te shkalluar100%) qe vazhdojne ndjekin non graten qe nuk di c’te beje per hallin e vet qe me keq se me pare eshte kthyer ne nje Mage e kukuvajke ndjellakeqase Nje shushunje qe nuk i shqitet vendit , nje I cmendur qe nuk diti te flase nje here si njeri,por vjell nga goja vetem vrer Vicitolasi I arkivoleve mos i hapi me plage vendit ,boll boll boll nuk mban me peri
Përgjigju