Berisha dhe të tijët “non grata” sepse cënojnë dinjitetin njerëzor

Berisha dhe të tijët “non grata” sepse cënojnë dinjitetin njerëzor

Sali Berisha

Pak vetë e dinë, por me siguri të gjithë ata që kanë punuar që në hapat e parë të Rilindjes Demokratike e dinë shumë mirë se Sali Berisha është ndër të parët përdorues të gjuhës së urretjes në Shqipërinë Demokratike. Jo vetëm si furnizues materialesh denigruese, personale për kundërshtarët e tij, por edhe autor shkrimesh me emra anonimë, ku me një gjuhë “rruge”, me shpifje, deformime dhe shprehje që cënojnë dinjitetin njerëzor, sulmonte dhe nxiste denigrim ndaj njerëzve që e kritikonin dhe sot e kritikojnë. I publikonte ato sulme, intriga, shpifje në RD e atyre viteve që shihej si zëri i të vërtetës pas kohëve të errëta të zërit të popullit.

Ata që sot i quajmë “urryes” në social media, me Berishën e kemi patur shembull që në fillimet tona të Demokracisë, duke deformuar dhe duke ndotur debatin konstruktiv në shoqëri. Për të realizuar këtë taktikë të shëmtuar politike, përherë është rrethuar nga një grup njerëzish që për arsye të ndryshme: adhurim, dedikim, frikë, servilizëm, përfitim, i kanë qëndruar afër duke shumëfishuar taktikën e tij çnjerëzore; të tjerë, e braktisën rrugës duke u bërë dëshmitarë të asaj kohe çmendurie. Ndryshe nga pjesa tjetër e botës, ku përdoruesit e gjuhës së urrejtjes izolohen, dënohen nga një shoqëri e tërë dhe nga ligji, me fenomenin Berisha ne i kemi ata në politikë krah tij, në media krah tij, editorialistë, botues e portalistë krah tij.  Shteti është akoma i paffuqishëm të veprojë ndaj "urryesve" profesionistë dhe shkelësve të ligjit. Të vetmin hap real për izolimin e tyre e kanë bërë shqiptarët, që me votë këmbëngulëse i dënojnë të qëndrojnë në periferi të shoqërisë e vendimmarrjes. 

I paepur në misionin e tij të cënimit të dinjiteteve, në çdo kohë, Berisha e gjen një shpurë idhtarësh të ngjashëm me të që i bëjnë jehonë taktikës së tij denigruese dhe cënuese të dinjiteti njerëzor. Në darën e tyre të ndotur përfundojnë sistematikisht “armiq” të vjetër e “armiq” të rinj: nga gazetarë, politikanë, njerëz të drejtësisë, ambasadorë, artistë e njerëz të shoqërisë civile, kushdo që “guxon” të shprehë një mendim që nuk është sipas botëkuptimit të ish-Presidentit, ish-kryeministrit, ish-liderit të PD-së të Shqipërisë.

Atëherë, në tymin e pikëpyetjeve që ky grup “terroristësh” mediatikë e shpërndarës shpifjesh e sharjesh në social media, që shpërndan i habitur se “përse SHBA-të guxuan ta deklarojnë Sali Berishën dhe familjen e tij “non grata”, duhet të shtohet si qartësim edhe një arsye e rrallë në gjithë botën: Sepse Sali Berisha, disa nga familjarët e tij dhe bashkëpunëtorët, si askush tjetër në Shqipëri, në Ballkan, në Europë, në Botë, ka prodhuar dhe prodhon materiale që cënojnë rëndë dinjitetin njerëzor të kundërshtarëve të tij politikë, të punonjësve të shtetit që i dilnin dhe i dalin kundër dhe të kujtdo tjetër që e mendon ndryshe nga ai.

Dhe sidomos, “non grata” edhe për një arsye tjetër: Sepse ky zell i cënimit njerëzor sistematik dhe i vazhdueshëm, i sulmit të kundërshtarëve jo për shkak të bindjeve, por për shkak të origjinës (shqiptarë apo të huaj, italianë, amerikanë, gjermanë, francezë, koreano jugorë, kinezë), të racës, të ngjyrës së lëkurës, të përkatësisë fetare dhe krahinore, përfundojnë nën darën e sulmeve të tij dhe njerëzve që i shërbejnë në familje dhe në media. Deformimi sistematik i të vërtetave, i emrave dhe mbiemrave të shqiptarëve që janë kundër tij,  i familjarëve dhe bashkëpunëtorëve të atyre që e kanë kritikuar dhe e kritikojnë, është cënimi i dinjiteti njerëzor që Sali Berisha ushtron gjithë këto vite, përditë, i pashqetësuar, në Shqipëri.

a.m./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Penicilina or Penicilina: 06/02/2022 11:43

    Plosisht dakort me ju zonja Malltezi! Me pike e me presje! Ai eshte nje sulmues e denigrues i dinjitetit njerezor dhe e vetmja poergjigje per te eshte te shpallet Non Grata nga e gjithe shoqeria,nga e gjithe media,nga politika dhe nga gjithcka.Eshte fyese qe ai "njeri" te quhet njeri dhe ehte fatkeqesi qe e kemi mes nesh! Duhet sa me pare ligji te beje punen e vet me te,gje qe nuk e shoh te ndodhe me SPAKUN e sotem te Arbenit te Krajajve...por megjithate shpresoj se ambasada amerikane nje dite do e kuptoje dhe qendrimin e dyfishte te SPAKUT ndaj tij.Dhe ne mos ndodhte kjo (qe nuk eshte cudi...)te presim dhe disa vite qe ligjet e natyres ta largojne nga kjo bote dhe te vazhdoje te beje te tilla monstruozitete ne ferrin e botes se pertejme!Sepse ne kete bote gjithcka qe prek kjo monster shnderrohet si me magji ne vdekje,krim,korrupsion,shantazh e hakmarrje dhe ben pis gjithcka.Shih fytyren e tij dhe perfytyro djallin!

    Përgjigju
    • Miri: 11/02/2022 17:41

      Plotesisht dakord. Mbase SPAK do hapi syte dhe coje ne burg Berishen me emrin Sali dhe te gjithe Berishet e tjere, pamvaresisht emrit: Fatos, Ilir, Gramoz, Edi apo Luli.

    • Vlora: 06/02/2022 13:20

      Analize e sakte dhe koncize.Eshte fatkeqesi kombetare qe nje njeri i damkosur nga SHBA per te gjithe te zezat qe i ka bere dhe po i ben ketij populli dhe i jepet vend ne mediat kombetare.Si ka mundesi qe te perkrahet Saliu dhe ti vene mbrapa ketij krimineli disa trushplare edhe pse dihet boterisht si njeriu me i zi dhe me shkaterrues i ketij vendi

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?