Berisha do futet në zgjedhje nën logon e Metës, Fatos Klosi në Report Tv: U afrua me të se mbeti pa gjë, të kishte krijuar një parti të re

Ish-kreu i SHIH, Fatos Klosi ka komentuar në Report Tv situatën politike. Ndalur në koalicionin ‘Bashkë Fitojmë’, mes Sali Berishës dhe Ilir Metës. Pas rrëzimit nga KQZ dhe KAS, Berisha në këto zgjedhje do të futet pa logo, por sipas Klosit ai duhet të kishte krijuar një parti të re. Sipas tij, Berisha u afrua me Metën sepse nuk kishte asnjë zgjidhje tjetër.

“Zgjidhja mund të ishte të sajonte një parti tjetër, të afërt me të. Ata njerëz që i shkojnë nga mbrapa Berishës, nuk i shkojnë për emrin e PD, por i shkojnë Berishës. Arë njohin, kjo ka qenë filozofia në Shqipëri, partia njihet me emrin e kryetarit”, tha Klosi në Report Tv.

Berisha këtë synon, të ketë sa më shumë kryetarë bashkie, që të thitë shikonim unë jam ai që më duan. U afrua me Metën se ngeli fare pa gjë, nuk pati zgjidhje tjetër. Meta bëri deklarimin që do merrej vetëm me këshillat, gjithë kandidatët janë të Berishës”, vijoi ai.

Në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, Klosi komentoi edhe grupin e Alibeajt, për të cilët tha se janë pakicë në raport me Berishën.

“Janë pakicë krahasuar me ata që mbështesin Berishën. Më duket e drejtë thirrja, hajdeni këtu sillni kandidatët, por Berisha zgjodhi tjetër”, tha Klosi në Report Tv.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja