Sali Berisha ka paralajmëruar ndërhyrje në një nga shtyllat kryesore të Reformës në Drejtësi, të miratuar në 2016-ën.
Edhe pse procesi i Vettingut ka përfunduar totalisht shkallën e parë të vlerësimit, dhe është drejt përmbylljes edhe të ankimimeve në Komisionin e Posacëm të Apelimit, të dy faza të rëndësishme këto monitoruar nga partnerët ndërkombëtarë, kreu i Partisë Demokratike deklaron se procesi duhet të rishikohet, duke hapur mundësinë e rikthimit në sistem për qindra gjyqtarë dhe prokurorë të shkarkuar ndër vite.
"Garantoj se çdo gjykatës dhe prokuror që është larguar dhe që faktohet në mënyrë ligjore se është larguar pa meritë, është larguar për qëllime politike, do të marrë vendin e tij të nderuar një përputhje me një proces ligjor",- tha Berisha.
Dike iu rikthyer aktualitetit në një bashkëbisedim me qytetarët në rretet sociale kryedemokrati sqaroi se bojkoti i parlamentit nuk është opsion për opozitën, dhe se
Ditën do të votohet për arrestimin ose jo të Belinda Ballukut, Sali Berisha tha se do të protestohet me një qëllim të qartë.
"Edi Rama është i aftë të bëjë në parlament çdo provokim dhe të marrë çdo vendim. Qytetarët nuk mashtrohen me Lubi Ballukun. Protesta e 12 marsit është protestë për dorëheqjen, largimin e Edi Ramës nga pushteti",- tha Berisha.
Të enjten e 12 marsit në parlament pritet të hidhet në votim kërkesa e prokurorisë së Posaçme për lejimin e arrestimit të ish-numrit 2 të qeverisë për procedura tenderimi që kapin vlerën e miliona eurove dëm në buxhetin e shtetit. Demokratët shkojnë me raportin e përgatitur pro arrestimit të Belinda Ballukut. Socialistët, janë ende pa një raport gati, po o kanë dhënë sinjalet se shkarkimi si ministre e Infrastrukturës dhe njëkohësisht zv/kryeministre, e bën të panevojshëm arrestimin e saj.
Sali Berisha ka komentuar dorëheqjen e sekretares për Marrëdhëniet me Publikun, Jola Hysa, nga Partia Demokratike. Në bashkëbisedimin që zhvilloi me qytetarët në Facebook, Berisha e trajtoi dorëheqjen e Hysës si një akt normal të saj, çka la të kuptohet se as nuk i kishte lexuar shqetësimet që kishte ngritur ish-bashkëpunëtorja e tij për mënyrën se si funksionon partia.
Kreu i PD tha se Hysa i kishte dërguar një mesazh ku njoftonte se do të largohej, ndërsa ai e kishte falënderuar për kontributin e saj.
"Jola Hysaj më ka dërguar dje një mesazh në të cilin më falënderon për bashkëpunimin, por më njofton se ka vendosur të japë dorëheqjen. Dhe unë e falënderoj për kontributin që ka bërë dhe respektoj plotësisht vendimin e saj. Dorëheqjet janë një akt normal në një parti demokratike dhe në një shoqëri të lirë. Në këtë rast ajo dha kontributin e saj, nuk mund t’i mohohet. Por nga ana tjetër ajo arriti në përfundimin se duhet të ndërpresë aktivitetin e saj politik për arsye të saj dhe kjo është një zgjidhje që ka bërë dhe unë ia respektoj", tha Berisha.
Komente











Te genjen mendja kote berish se sikur te bejshe hyjnoren me propozimet e tuaja per te ardhur ne pushtet,te jeshe mije perqind qe ty populli shqiptare te urren sepse i ke bere shume krime.JO me pak ka bere dhe palloshi gjate te cilin dhe kete nga dita ne dite po i bine pendret dhe cdo dite e me shume po identifikohet si nje hajdut qe me veprimet e tije te nje mediokri cdo dite po identifikohet si nje megalloman i pa afte dhe njeri qe sic ythone shkodranet qe tana i bene por me llafe e me vepra vec vjedhjet i njehe mire.
PërgjigjuPo kush do te te japi voten ty more kriminel .Ne qofte se fiton do te jete dita jote si dita e varjes ne litar se do te dali ndonje vojo qe te te heqim qafe .
Përgjigju