Basha ftohet në SHBA në takimin e partive të djathta të Globit më 6 dhjetor! Berisha në protestën kundër samitit të BE në Tiranë

Basha ftohet në SHBA në takimin e partive të djathta të Globit më 6 dhjetor! Berisha në protestën kundër samitit të BE në Tiranë

Lulzim Basha

Lulzim Basha, ‘armiku’ i Berishës që prej kohës që e përjashtoi nga grupi parlamentar i PD, është ftuar për forumin e partive të djathta në SHBA që do të nisë më 6 dhjetor. Po në këtë datë, Sali Berisha ka paralajmëruar protestë ndonëse do të jetë ditë historike për Tiranën pasi mbërrijnë liderët europianë për samitin e BE.

Ditën e nesërme, ish-kryedemokrati së bashku me Fatmir Mediun, Agron Shehajn dhe Oriola Pampurin do të udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për takimin e IDU, partive të djathta për forumin që do të zgjasë deri me datë 9 dhjetor në Washington. Deputetët kanë marrë ftesë si pjesë e partive të djathta por nuk kanë të drejtë vote për shkak të statusit të pezulluar të PD.

Ndonëse asnjëherë nuk i është përgjigjur Sali Berishës për akuzat se nuk merr dot vizë, Lulzim Basha po udhëton për herë të dytë drejt SHBA brenda një kohe të shkurtër.  Më 14 tetor u fotografua pranë Presidentes së BERZH-it, Renaud-Basso në Qendrën Amerikane për Studime Strategjike.

Pikërisht më 6 dhjetor, ditën kur të gjithë liderët e Ballkanit do të mblidhen në vendin tonë ish-Kryeministri Sali Berisha ka nënvizuar ditët e fundit se do të organizojë protestën e radhës, duke thënë se ky do të ishte një rast historik që qytetarët me anë të një proteste paqësore të ngrinin zërin e tyre kundër qeverisjes aktuale. 

Njoftimi për forumin

A.M./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Avash: 04/12/2022 09:59

    Avash mos i eksitoni shume ju te Report tv. Se ju digjet xhani juve per kete

    Përgjigju
  • turi: 04/12/2022 07:31

    edhe ky haleja do shpallur non-grata,,se bashke me saliun ka vjedhur....tek rruga dyrres-kukes.....

    Përgjigju
  • Basha dhe shopingu: 03/12/2022 23:17

    Ca pune ben ne ndonje parti ky robi? edhe mami im ish ne bigmaket dje per pazar.

    Përgjigju
    • Mara emigrante ne Itali: 04/12/2022 09:46

      E çfar pune ka lulushi me partine ne nje kohe kur ai ka bere dorheqie nga kryetar ? Keto rugetime i ka regulluar fatmir mediu me partine e trampit se keta bashke me z. Kim jane tramposta , po si ska turp partia e djathte amerikane theret persona qe i kane bere fem dhqiperise , aftohet mefiu qe hodhi ne ete gerdecin ? A ftohet luli qe loboi me parate ruse ? Ae kuptoni o njerez cfar politike ndjek amerika ?

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se do zbulohet pronari i 400 mijë € të vjedhura nga pastruesja?



×

Lajmi i fundit

Media gjermane artikull për operacionin ‘Fijet’: Kush është vëllai i madh i 2.8 milionë banorëve? Grupet kriminale me epërsi teknologjike ndaj policisë

Media gjermane artikull për operacionin ‘Fijet’: Kush është vëllai i madh i 2.8 milionë banorëve? Grupet kriminale me epërsi teknologjike ndaj policisë