Berisha e akuzoi si të shitur të Balla, Bardhi: Je i damkosur ndërkombëtarisht dhe shpif për këdo që nuk është në PD si mburojë për familjen tënde

Berisha e akuzoi si të shitur të Balla, Bardhi: Je i damkosur ndërkombëtarisht dhe shpif për këdo që nuk është në PD si mburojë për familjen tënde

Gazment Bardhi, ish-sekretari i Përgjithshëm i partisë

TIRANË- Zëri më i fortë brenda Partisë Demokratike kundër Sali Berishës është Gazment Bardhi, ish-sekretari i Përgjithshëm i partisë. Pas akuzave të Berishës se janë marrë peng nga Taulant Balla lidhur me çështjen e presidentit, Bardhi e ka sulmuar ashpër duke thënë se ish-kryeministri po poshtëron veten, në qëllimin e tij për t'u pasuruar ende ndonëse është shpallur Non Grata nga SHBA si një njeri që ka përdorur pushtetin për të rritur zerot në llogarinë e tij personale dhe të familjarëve të tij.

Bardhi e cilëson këtë si një shpifje dhe një sulm kundër tij, pasi ndryshe nga të tjerët në PD, ai nuk është "mburojë e familjes së Berishës.

"Poshtërimi i vetvetes dmth të jesh damkosur ndërkombëtarisht se ke përdorur pushtetin për të pasuruar familjarët, dhe të mos ndalesh, por të kërkosh ti pasurosh akoma, duke marrë peng PD dhe duke baltosur me shpifje këdo që nuk është në PD si mburojë për familjen tënde", shkruan Bardhi.

Ky reagim vjen pas postimit të Berishës të karikaturës së bërë nga Bujar Kapexhiu, ku e pasqyron Enkelejd Alibeajn dhe Gazment Bardhit si të blerë nga Taulant Balla, referuar këtu negociatave që kanë nisur për zgjedhjen e presidentit të ri.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tironci: 18/05/2022 19:27

    ....... vec te tjerash,serisht ne "skene" Bujar Kapexhiu...... ndjese per fjalorin,por ka qene dhe eshte nje "Bythelepires" kampion,para dhe pas 90's !! I gjithe brezi lindur / rritur ne Tir e njeh se cfare "karikature" eshte...... Sot nuk ka asnje shok te rinise se tij,qe te ulet per nje "kafe",sikurse te gjithe bejme.... Tani ka nisur te "frymezoje" Saliun dhe Liken... "Grate e lagjes" do ti thoshin : "Jaro" te shpelafte mortja se na ke felliq fare !! Tironci

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Yjet tregojnë se do të ketë perspektiva dhe mundësi të reja për avancim në karrierë, horoskopi per sot

Yjet tregojnë se do të ketë perspektiva dhe mundësi të reja për avancim në karrierë, horoskopi per sot