Berisha e Topalli dalin hapur:
Kurrë "vettingu" nga të huajt
Miratohet protokolli, Mali i Zi në NATO
Topalli: Drafti “Xhafa”  provokativ

Berisha e Topalli dalin hapur:<br />Kurrë Miratohet protokolli, Mali i Zi në NATO
Topalli: Drafti “Xhafa”  provokativ">
Edhe pse nuk ishte pjesë e rendit të ditës, reforma në drejtësi zuri pjesën më të madhe të debateve gjatë seancës së Kuvendit të kësaj të enjte. Palët debatuan edhe për mosmarrëveshjet mes mazhorancës dhe opozitës si dhe për rolin e ndërkombëtarëve në procesin e "vettingut". Ish kryeministri Sali Berisha kërkoi që ndërkombëtarët të jenë vëzhgues dhe jo ta bëjnë ata "vettingun". 

Unë jam që ata të jenë vëzhgues, të shohin si veprojnë shqiptarët, zbatojnë ligjin apo maliqin, por jo për ta bërë ata vetingun. Kurrë! Duhet të jetë proces shqiptarë dhe ju që fshiheni pas të huajve në këtë proces, fshiheni pas kullave të studios franceze”, tha Berisha. Votë kundër deklaroi për herë të parë edhe Jozefina Topalli.  “I vetmi moment që do të votoja këto nene, do të ishte nëse të gjithë titullarët e institucioneve dhe gjithë kryetarët e partive do të jepnin dorëheqjen, sepse nëse pranojmë që të miratojmë një nen që ndërkombëtarët të bëjnë edhe kaq pak punë se ne nuk jemi në gjendje ta bëjmë, do të thotë që sistemi politik ka degjeneruar në çdo detaj dhe çdo veprim të tij”, tha Topalli.

Ora 14:40 Jozefina Topalli: Drafti "Xhafa"provokativ, deputetët nuk njohin institucionet 
Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka thënë në foltoren e Kuvendit se sot në mënyrë provokative u soll drafti i reformës në drejtësi që Topalli e quajti drafti “Xhafa”.
Duke u ndalur tek institucionet e reja të cilat krijohen me reformen ne drejtesi, Topalli i lexoi ato me iniciale dhe tha se asnjë deputet nuk e di se çfarë janë këto institucione.
"Është një ndjenjë neverie sa herë që dëgjoj të flitet jo vetëm për reformën në drejtësi dhe në këtë parlamanet kanë kaluar mijëra ligje dhe nuk më ka ndodhur asnjëherë që 99% të deputetëve të mos e kenë idenë se çpo behët.

Çfarë po thuhet dhe ku po shkohet dhe çfarë po ndryshohet, dhe pse po bëhet dhe a është qëllimi i mirë fillestar i inkluaduar i sjellë sot këtu në mënyrën më provokative, drafti “Xhafa” .

Në fakt kur mediokriteti dhe injoraca bëjnë koalicion bashkë, sigurisht që rezultati është “Zeri i Popullit” dhe meritën e kësaj nuk po ja heq njeri sepse e keni fituar 70 vite më parë dhe me përsritjen e vazhdueshme e bëtë edhe sot në këtë seancë për reformën në drejtësi.

Dhe tani do ju them një gjë, cili prej jush e di çfarë janë këto institucione.
Cili prej jush e di cfarë janë këto insistuacione: KLGJ, KLP, GJK, GJL, GJLA, KED, ILD, TDD, PP, PPA, BKH, KPK, KPP, GJK. Më thoni cili prej e din se çfarë janë këto? Kjo është reforma që Xhafa ka sjellë sot në mënyrë më provokative në tryezat e deputetëve.

Pse nuk ka sistem meritokracie? Se çdo gjë bëhet me para.  Problemi më i madh është se shqipëria është bërë lazart në çdo cep, në çdo qoshe. Ka vetëm drogë .Dhe çdo fshatar mendon se do jetoj më atë. Se nuk ka cep që nuk është mbjellë.

Do drogojmë shqiptarët. Të shohim vendin tonë të kthehet në Koloumbi. Droga nuk do zhduket kollaj. Droga na ka hyrë në parlament. Unë nuk besoj te reforma ne drejtësi", 
u shpreh Topalli.
 
Ora 13:00 Xhafaj: Opozita e shikon drejtësinë si çiflig partie
Kryetari i Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi Fatmir Xhafaj ka thënë në foltoren e Kuvendit se, opozita e shikon Reformën në Drejtësi si një çiflig partie.

Nga ana tjetër, ai ka shtuar se ka disa njerëz që nuk e duan reformën në Drejtësi dhe kjo për arsye personale.

Ka disa njerëz që e mbajnë peng Reformën në Drejtësi. Opozita e shikon atë si çiflig partie. Opozita e ka bojkotuar komisionin e posaçëm të Reformës në Drejtësi për arsye personale. Shqiptarët e dinë kush është kundër reformës. Opinion final i Komisionit të Veias përgëzon autoritetet e sidomos ekspertët për punën që kanë bërë për përgatitjen e reformës, gatishmëria e tyre meriton përgëzime. Teksti në tërësi është koherent dhe në përputhje me standardet europiane. Venecias rrëzoi opinionin 1 e 2” tha ai.

Sa i përket çështjes së Vetingut, Xhafaj shtoi se ai është shkruar në Bruksel e Washington, pasi ekspertët shqiptarë nuk kanë eksperiencë.

Ai shtoi se vetingu është pjesa më e vështirë e Reformës në drejtësi, pasi ka të bëjë me skanimin e gjyqtarëve e prokurorëve.

Kemi rënë dakort që ai do të bëhet nën asistencën, monitorimin dhe kontrollin e ekspertëve ndërkombëtar. Kjo është bërë pasi ka të bëjë me skanimin e gjyqtarëve e prokurorëve. Nuk ëhste i lehtë. Ne nuk denim sesi ta bënim, ndaj duam asistencën e ndërkombëtarëve. Kjo është shkruar në zyrat e Brukselit e Washingtoinit se nuk e shkruanim dot ne për shkak të mungesës së përvojës.” tha ai. 



Ora 12:45 Berisha kundër të huajve: Të jenë vëzhgues, jo të bëjnë ‘Drejtësinë”
Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur sot kundër faktorit ndërkombëtar në vend ku ka thënë se të huajt nuk duhet të bëjnë Reformën në Drejtësi, por duhet që ta vëzhgojnë atë.

Berisha ka hedhur akuza ndaj mazhorancës qeverisëse ku ka thënë se ajo kërkon të kthehet në ekzekutiv për Refpormën në drejtësi.
Ai shtoi se, kjo reformë është jetike për vendin, por nga ana tjetër, tha se qeveria përjashtoi opozitën për të future nën kthetrat e saj këtë reformë.
 
“ Të gjithë janë dakort që Reforma në Drejtësi të bëhet sipas Komisionit të Venecias. Faktori ndërkombëtar ose të huajt nuk duhet të bëjnë reformën, por duhet ta vëzhgojnë atë. Reformë sipas nenit 88 të Venecias, e votojmë që nesër. Rama është pengesë e Reformës në Drejtësi. Venecia foli, kryeministri që tregon vijën e kuqe, ka frikë. Do bëni drejtësinë e turpshme. Le të bien maskat, nëse doni drejtësi, e votojmë sipas nenit 88.Reforma është jetike për vendin. Opinion publik është i kryqëzuar. Kapitalizmi mbijeton me reforma. Qeveria me reformën synon të fusë në kthetra drejtësinë. Rama përjashtoi konsensusin. Rama me reformë nënkupton kthetrat e zeza mbi drejtësinë. Opozita shpëtoi reformën e drejtësisë nga Rama. Këta janë shakaxhinjtë e reformës. Qeveria kërkon të bëhet ekzekutiv i Drejtësisë’ tha Berisha.



Ai ka shtuar se askush nuk e ka hedhur poshtë draftin e hartuar nga opozita dhe se ajo ishte e gatshme që ta votonte reformën me kusht që vetingu dhe katër institucionet të bëhen sipas Komisionit të Venecias.

Berisha ka kërkuar revolucion demokratik dhe mosbindje civile për të larguar sa më parë kryeministrin e vendit Edi Rama.

Ora 12:42 Berisha: Përshëndes autorin e golit të Kombëtares, Edvin Rama
Ish-kryeministri gjatë fjalës së mbajtur në foltoren e Kuvendit ka ironizuar kryeministrin Edi Rama ku tha se, e përgëzon pasi ai ishte “autori” i golir të shënuar në Francë nga kombëtarja shqiptare.

Po me ironi ai shtoi se Gianni De Biasi ka arritur deri këtu falë kryeministrit të cilin e ka konsideruar si njeriun e sukseseve imagjinare.

Në garën më të fortë të kontinentit evropian, tre ndeshje dinjitoze realizoi, por nuk mori atë që meritonte, por fitoi emër, reputacion që kurrë ndonjëherë nuk e ka patur. Zgjoi simpati të madhe në publikun sportdashës në Evropë dhe në botë. Me këtë rast, një përshëndetje të përzemërt do t’u jap fansave kuqezi, të cilët kthehen sot kampion me energjitë pozitive që dhuruan në rrugët e Francës.Nuk mund ta mohoj edhe bukurinë e racës që përfaqësuan. Këtë janë elita e bashkimit kombëtar, energjia pozitive. Këta janë simboli i bashkimit të kombit në të ardhmen e ndritur. Këta janë guximtar, njerëz të sakrificës. Po kështu edhe ekipi është i kombit. Uroj që mafia transnacionale e futbollit, të mos pengojë në të ardhmen, por përkundrazi të vendosë në interesin më të madh të kombit shqiptar, që ekipi kombëtar të jetë ekipi i kombit.Do t’i çoj një përshëndetje të përzemërt autorit të golit të ekipit kombëtar, Edvin Kristaq Ramës. Harrojeni se nuk ka bërë golin ai. Goli është i tij. Pandeli je edhe ti dakord me mua. I ranë mediat në qafë. Ai nuk është vetëm autor i golit, por edhe i De Biazit, ai e mësoi, e trajnoi dhe e bëri atë që është sot. Le ta përshëndesim edhe një herë njeriun e sukseseve imagjinare”, tha ai.



Berisha foli për kombëtaren shqiptare në Kuvend ku tha se, "zgjoi simpatinë e elitës mediatike të sportit në Europë".
 
 “Kombëtarja nuk mori atë që meritonte. Zgjoi simpati në elitën mediatike të sportit në Europë e botë. Një përshëndetje të përzemërt fansave kuqezi që sot kthehen kampion të Europës dhe botës me energjinë e tyre të jashtëzakonshme që rrezatuan nëpër stadiume e rrugët e Francës, me bukurinë e spektaklin, e vërteta është, le ta themi, edhe bukurinë e rracës që përfaqësuan. Këta janë elita e bashkimit kombëtar, janë energjia pozitive, simboli tjetër i bashkimit të kombit në rastin e tij më të ndritur, këta janë guximtarë, njerëz të sakrificës”.

Ora 12:30 Kryetari i Parlamentit të Malit të Zi Darko Pajoviç: Shqipëria dhe Mali i Zi, histori e kulturë të përbashkët
Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Darko Pajoviç, falenderoi Kuvendin e Shqipërisë për ratifikimin e protokollit të Malit të Zi në NATO.

Nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë, kryeparlamentari malazes vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve, të cilat sipas tij karakterizohen nga historia, vlerat dhe kultura e përbashkët.

Fjala e plotë: Komshi i mirë, dera e parajsës”. Kjo thënie e juaj, e të parëve tuaj, mesë e miri e përshkruan miqësinë e ndërsjellë dhe fqinjësinë e mirë me kulturë dhe vlera të përbashkëta. Mund të jemi krenar që edhe përkundër kohërave e trazirave, kemi ndërtuar miqësi të mirë. Është kënaqësi e madhe rasti që t’iu drejtohem në këtë tempull demokracie. Anëtarësimi në NATO është një hap madhor e historik i Malit të Zi dhe paraqet përqendrimin e Malit të ZI për civilizimin e vlerat perëndimore. Me këtë anëtarësimi në NATO siguron që shteti është në drejtimin e mirë, për sundimin e të drejtës dhe këto janë dëshmi që këto vlera janë të përbashkëta dhe janë dy anë të të njëjtës fytyrë të Europës Perëndimore. Jam i sigurt që edhe Shqipëria do të çelë negociatat e anëtarësimit me BE. Mali i Zi do të ndajë me ju, përvojat e veta nga procesi i negociatave me BE. Një rol të veçantë në raportet tona kanë popujt minoritar. Shqiptar në malin e zi kanë qenë gjithmonë shtetas luajalë në Malin e Zi e treguan në vitin 2006 për pavarësinë e Malit të Zi. Edhe pakica malazeze në Shqipëri po ashtu ka qenë një faktor i rëndësishëm në proceset demokratike të Shqipërisë dhe çuarjen e vendit përpara.

Ora 12:28 Miratohet Protokolli për aderimin e Malit të Zi në NATO
Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar protokollin e aderimit të Malit të Zi në NATO.
Me 109 vota Parlamenti e miratoi këtë protokoll duke u bërë kështu parlamenti i 5-të që e miraton një protokoll të tillë, për anëtarësimin me të drejta të plota të Malit të Zi në aleancën më të madhe ushtarake në botë.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja