“Edi Ramës i bie maska”. Kështu e ka nisur dje një postim në Facebook ish kryeministri Sali Berisha, duke shtuar se kreu aktual i qeverisë ka qenë një i besuar i Sigurimit të Shtetit në vitet 80’. Sipas Berishës, aso kohe Rama bënte kopertinën e revistës së policisë sekrete, “në shërbim të popullit”. ”Sot mediat online japin lajmin se të përndejkurit politik i kanë dërguar Edi Ramës një kartolinë që dëshmon bashkëpunimin e tij me sigurimin e shtetit. Kartolina paraqet një nga kopertinat e Revistës “Në Shërbim të popullit”, që në fakt duhet lexuar” në shërbim të sigurimit”, të ilustruar nga vetë Rama”, shkruan Berisha.