Vonesat e drejtësisë, gjatë qeverisjes së Berishës bënë të mundur largimin e të dënuarit për zhdukjen e Remzi Hoxhës, ish-drejtorin e SHIK të ë Gazidedes, të strehuarin në Britani Ilir Kumbaro. Sinjali i qartë u dha që më 2009, kur Ministria e Drejtësisë s’dërgoi dokumentacionin e plotë palës angleze për ekstradimin e Kumbaros bazuar në fletë arrestin e lëshuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda, kërkesë e prokurorit të ndjerë Xhevat Hana. Tre vite më pas sërish gjykata vonoi procedurat, që sollën dhe zhdukjen nga qarkullimi të Kumbaros, i cili tashmë nuk gjendet më në Britani.