TIRANE- Festimi i ditëlindjeve bëhet edhe më i veçantë, kur urimet janë të tilla. Kështu ka qenë edhe urimi që ish-kryeministri Sali Berisha i ka dedikuar bashkëshortes së tij, Liri Berisha, në ditën e saj të ditëlindjes, nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”. Në urimin e tij, Berisha shkruan se kjo festë është e veçantë edhe për faktin se në të njëjtën ditë me ditëlindjen e bashkëshortes së tij, çifti Berisha feston këtë vit edhe 43-vjetorin e martesës.
“Sot ne kemi festë!
Të dashur miq, sot ne si familje kemi një festë të veçantë, ditëlindjen e Lilit dhe 43-vjetorin e martesës tonë! I pari që e urova Lilin isha unë. Urimi im ishte mbi të gjitha një ndjenjë mirënjohje e pakufishme për dashurinë, mbështetjen, përkushtimin e saj tejet të çmuar këto 43 vite se bashku, pa të cilat unë nuk do mund të isha ky që jam sot. Por dhe një mirënjohje e veçantë për përkushtimin e saj për më shumë se katër dekada ndaj fëmijëve të sëmurë dhe në nevojë të këtij vendi.
Pas meje, Lilin e uruan me radhë mbesat dhe nipërit Sara, Dalila, Amla, Medina, Lajdoni, Arti dhe e gjithë familja. Urime të panumërta erdhën dhe nga miq tanë të shumtë. Por pas rrethit familjar, buqetën e parë të luleve e sollën Danjela dhe Flori, dy të rinj romë, si mirënjohje për kujdesin e Lilit ndaj tyre. Shumë urime Lili! Gëzuar për shumë mot!!”,. shkruan ish-kryeministri Berisha në urimin e tij.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com