25 deputetë të Partisë Demokratike më në krye veteranët Sali Berisha i janë rikthyer barazisë gjinore. Në një projektligj të depozituar në parlament, demokratët propozojnë ndalimin e asaj që e quajnë propagandë gjinore në shkolla, media, rrjete sociale e madje edhe në hapësira publike. Ata që e shkelin ndalimet e këtij pr/ligji parashikohet të përballen me gjoba të majme.
***
“Përpjekjet tuaja për t’i imponuar standarde të përkatësisë së shumëfishtë gjinore, përveç asaj binare, edhe në statusin tënd ti je binar"
Ligjit për barazinë gjinore, miratuar mes debateve të forta jo vetëm politike nëntorin e vitit 2025 me votat e mazhorancës, i paraprinë sulme të njëpasnjëshme të kreut të PD-së, Sali Berisha, ndaj ambasadorit të BE-së në vendin tonë, Silvio Gonzato, për mbështetjen që ai i kishte bërë ligjit.
Përtej sulmit, që nxiti reagime të mëdha deri në Bruksel, këtë radhë, si rrallë herë, Sali Berisha vë firmën e tij në një projektligj dorëzuar në Kuvend, që synon që çështjet gjinore, të jenë mollë e ndaluar në arsimin shqiptar deri në universitet.
"Ndalohet përfshirja në kurrikula, tekste, materiale didaktike, aktivitete shkollore apo jashtëshkollore, si dhe çdo aktivitet tjetër arsimor, e koncepteve, praktikave apo përmbajtjeve që promovojnë ose prezantojnë në mënyrë aktive: relativizmin gjinor; idetë që sugjerojnë se gjinia është konstrukt shoqëror i ndryshueshëm nga seksi biologjik; ndryshimin e karakteristikave seksuale; struktura alternative të familjes që nuk përputhen me konceptin tradicional të prindit, nënës dhe babait; promovimin e abortit", thuhet në pr.ligj.
Në fakt, kjo pikë, bie ndesh me ligjin në fuqi, sipas të cilit edukimi për koncepetet themelore gjinore duhet të sigurohet në shkollat e vendit “në mënyrë të tillë që të ndihmojnë në promovimin, nxitjen dhe formimin e edukatës së barazisë dhe në ndalimin e diskriminimit me bazë gjinore”.
Barazia gjinore për demokratët që kanë propozuar pr ligjin/ duhet të jetë temë e ndaluar edhe në media, në rrjetet sociale, hapësirat publike, si dhe mjediset kulturore, sportive dhe rekreative.
"Ndalohet shpërndarja, transmetimi ose publikimi në radio, televizion, platforma online, rrjete sociale, botime të shtypura, si dhe në çdo formë tjetër komunikimi publik, i përmbajtjeve që trajtojnë ose promovojnë çështje të identitetit gjinor, seksualitetit apo ndryshimeve të karakteristikave biologjik", thuhet në pr.ligj.
Në nenin 10 të këtij projektligji, parashikohen gjoba për këdo që bën propagandë gjinore.
Në shkolla, gjoba nis nga 50 deri në 120 mijë lekë
Në media përfshi atë online, gjoba nis nga 40 deri në 250 mijë lekë
Kush organizon aktivitete prograpandistike që përfshinë të rinj nën 22 vjeç pa pëlqimin e prindërve, gjobitet nga 50 mijë deri në 250 mijë lekë
Sanksione parashikohen edhe për mjekët që mund të kryejnë ndërhyrje kirurgjikale ose psikologjike për ndryshimin e karakteristikave seksuale të të rinjve, nga 200 mijë deri në 1 milionë lekë deri në pezullim të lejes së ushtrimit të profesionit, përfshirë përgjegjësi penale.


Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë
Komente











