Berisha gëzon pensionin, drekon
me Pagarushën, pret Donald Lekën

Berisha gëzon pensionin, drekon<br />me Pagarushën, pret Donald Lekën
TIRANË – Ish-Kryeministri Berisha e ka braktisur këtë fundjavë politikën për t’iu përkushtuar takimeve me shqiptarë me emër në botë, figura të rëndësishme të shoqërisë shqiptare.

Pasi mirëpriti për drekë, këngëtaren e madhe Nexhmije Pagarusha, ai u takua sot me shqiptaro - amerikanin Donal Leka, që siç e prezanton, është “një nga emrat më të shquar në botën e Hi- Tech, pionieri i rese kompjuterike, autori i “Glide OS”.

“Glide OS “e Donald Lekës,”- shkruan Berisha, - “konsiderohet sot, për shkak të shpejtësisë dhe përshtatshmërise se tij, si "kubeja" e sistemeve të tjera të kësaj fushe. Prandaj dhe Ëalter Mossberg, kolumnisti i Ëall Street Journal per Hi Tech e ka cilesuar Glide -in e Donald Lekes si "paqen botrore" midis mjeteve dhe platformave.”

Po ashtu, Berisha shton se “Donald Leka është personalitet poliedrik. Ai është kompozitor dhe producent i muzikës popullore dhe klasike.” Vlerësimet e tij ndaj Lekës, Berisha i ka mbyllur duke i uruar atij suksese.

berisha pagarushaberisha leka
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Rrjeta e çarë e Amnistisë

Rrjeta e çarë e Amnistisë