Berisha i bën nder Ramës, më shumë se vaksinat

Berisha i bën nder Ramës, më shumë se vaksinat

Kryeministri, Edi Rama dhe ish-kryeministri, Sali Berisha

Ndërsa në sheshin “Skënderbej” qindra pensionistë qëndrojnë në radhë të vaksinohen, një tjetër pensionist po tenton t’i frikësojë, duke u bërë thirrje të refuzojnë vaksinën. Një herë sulmon vaksinën e Oksfordit, pastaj atë ruse, tani atë kineze.

Me një vendosmëri që mund ta ketë vetëm një njeri që i shijon më shumë vdekja se jeta, Sali Berisha është i vendosur të bëjë betejën e tij kundër vaksinimit të popullsisë para 25 prillit, me shpresë se pensionistët nuk do të shkojnë të votojnë dhe akoma më shumë, me shpresë se pandemia mund të bëjë kërdinë, nëse nuk vaksinohen.

Rezultatet e para të kësaj beteje, janë dhe bilanci më i hidhur i Sali Berishës. Përkundër alarmeve të tij prej kasandre, asnjë qytetar i këtij vendi, deri më sot nuk i është bindur urdhërit të tij.

Përpjekja e tij për të ngjallur panik, është në fakt beteja më e dështuar politike e tij dhe opzitës, në prag të zgjedhjeve.

Turmat pa maska që rrethojnë Lulzim Bashën dhe kandidatët e tjerë të tij, që duket se janë një skenar për të sfiduar virusin dhe për të përhapur pandeminë, si dhe beteja e Berishës kundër vaksinës nga ana tjetër, janë i vetmi plan që ata kanë për 25 prillin.

Pjesa e parë e planit po funksionon. Lulzim Basha po i quan paradhënie heronj ata që e presin pa maska dhe  e shoqërojnë në takime. Për ata s’kemi ç’të themi, veç lutjes që “zoti i shpëtoftë”. Ata që nuk do t’ia dalin dot, së paku e kanë marrë medaljen e demokratit hero.

Por pjesa  e dytë e planit, për të përhapur panik përmes Berishës, jo vetëm që nuk po funksionon, por po kthehet në motiv që qytetarët të vaksinohen.

Të moshuarit po rrijnë në radhë me orë të tëra të vaksiohen, përkundër mallkimeve të bashkëmoshatarit të tyre, pse po vaksinohen.

Nëse Berisha do të kishte sadopak mëshirë për rreziqet nga pandemia, duhet të mbronte demokratët që po masakrohen pa maska në takime nga Lulzim Basha.

Por ata i shikon si dëshmorë të pushtetit të tij dhe i inkurajon. Betejën e ka me ata që duan të shpëtojnë, dhe jo me ata që duan të vdesin.

Dhe këtë betejë të humbur mund t’ia kursente PD-së. E di që atij i shijon më shumë të bëjë lajmëtarin e vdekjes, por në këtë rast, të vetmen që po çon drejt vdekjes, është partis e tij.

Shqiptarët po vaksiohen me ritme nga më të lartat në rajon, tani që vaksinat janë siguruar, dhe Berisha duket se po degradon me të njëjtin ritëm.

Shpresoj që në këtë rast të mos bëhet e vërtetë aksioma, kush ndjell vdekjen për të tjerët i troket në derë. Jo thjesht se nuk duam t’i urojmë dikujt vdekjen nga ana njerëzore, por është pak cinike ta themi, që Edi Ramës i bën më shumë punë ky Sali i degraduar dhe i neveritshëm, që tenton të trembë njerëzit, se sa vaksina që po i shpëton.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Të rinjtë nga Gostivari në Tiranë për Paradën e shqiptarëve

Të rinjtë nga Gostivari në Tiranë për Paradën e shqiptarëve