Ish kryeministri Sali Berisha në një konferencë për media i bërë një thirrje publike kryeministrit të mos guxojë të provokojë ndërkombëtarët. Sipas Berishës, ai duhet të heqë dorë nga aminsitia fiskale pasi janë shprehur kundër këtij projektligji Komisioni Evropian dhe Dhoma Amerikane eTregtisë.

Berisha ndër të tjera tha se nëse nuk merren masa për këtë amnisti kur Partia Demokratike në pushtet do ta invalidojë dhe do ta vendosë përpara ligjit të gjithë personat që kanë përfituar.

'Jam këtu për ti kërkuar Edi Ramës publikisht që në përgjigje të këtij vendimi fisnik të vendeve anëtare dhe KE të mos guxojë të provokojë partnerët tanë por të deklarojë menjëherë se ai heq dorë përfundimisht nga ligji i Amnistisë Fiskale. Ku janë shprehur qartë  KE dhe vendet anëtare të BE qoftë edhe me karrige bosh në takimin e  ti të fundit. Janë shprehur kundër Dhomat Amerikane Tregtare të SHBA, Gjermanisë, Francës. Rama duhet të kuptojë se vendet e BE-së  kanë problem me Shqipërinë është krimi. Nga ana tjetër unë iu bëj thirrje qeverive të vendeve anëtare kundër miratimit të këtij ligji që dëshmon lidhjet e tmerrshme të regjimit të Edi Ramës me organizatat kriminale. Përndryshe PD angazhohet para partnerëve tanë se me të ardhur në pushtet ajo do të invalidojë amnistinë fiskale e kriminale të Ramës dhe do të vendosë para ligjit të gjithë personat që kanë përfituar nga kjo amnisti.'- tha Berisha. 

Berisha paraqiti para PD-së, sekretarin e ri për marrëdhëniet ndërkombëtare, Enri  Çenon.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama, të gjitha kritikat që të huajt kanë bërë për projektligjin e amnistisë fiskale nuk janë të sinqerta, sepse sipas tij këto vende kanë bërë të njëjtën gjë në kohë të ndryshme. Këtë qëndrim Rama e bëri nga konsultimi publik që zhvilloi për amnistinë me grupet e bizneseve, ku të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit e ambasadave më të rëndësishme në vend.

Në projektligj thuhet se çdo qytetar shqiptar, rezidentë në Shqipëri, por edhe emigrantët do të mund të përfitojnë nga amnistia fiskale deri në shumën 2 milionë euro. Projektligji për amnistinë fiskale dhe penale për deklarimin vullnetar të pasurisë është hedhur për konsultim publik, për të marrë mendimin e individëve dhe grupin e interesit. Qëllimi është për të kuptuar nëse publiku është dakord që një person të deklarojë deri në 2 milionë euro pasuri, që deri më tani e ka pasur të padeklaruar dhe t’i njihet kjo si një pasuri e ligjshme pavarësisht burimit të këtyre të ardhurave. Në faqen zyrtare të BE-së nënvizohet si problem pasi rezidentët jotatimorë, do të importonin para për të përfituar nga amnistia.

Ndryshimet në projektligjin e amnistisë fiskale kanë nxitur një reagim negativ nga Komisioni Evropian  dhe Dhoma Amerikane Tregtare ku thuhet se do të dobësonte kontrollet e vendit kundër pastrimit të parave. Reagimi është bërë pas Takimit të Nënkomitetit për Tregtinë, Industrinë, Doganat dhe Tatimet midis BE-së dhe Shqipërisë. 

Nga ana tjetër projektligji për amnistinë fiskale është cilësuar si një instrument i rëndësishëm në luftën ndaj informalitetit, nga Ministrja e Ekonomisë dhe Financave Delina Ibrahimaj duke hedhur poshtë pretendimet se ligji do të amnistojë pasuritë nga të ardhura kriminale.