Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, pas marrjes së vulës ka komentuar lajmet që qarkullojnë se vajza e tij, Argita Malltezi mund të drejtojë në të ardhmen partinë. Në një intervistë për gazetarin Martin Kiri të Albuktv, nje televizion online në Britaninë e Madhe. Berisha u shpreh se nëse fëmijët e tij do të kenë synim të marrin drejtimin e PD, ato duhet që t’u nënshtrohen proceseve të votimit brenda partisë.
“Nuk mund të përdorin trashëgiminë familjare. Nëse kanë dëshirë të ndjekin hierarkinë dhe ngjitjen në PD duhet t’u nënshtrohen proceset demokratike për votimin brenda PD si gjithë të tjerët”, tha ai.
Berisha u pyet edhe për Lulzim Bashën duke u shprehur se dera është e hapur për deputetët e tjerë, por për Bashën, kjo derë është e mbyllur. Berisha e quajti Bashën si personi përgjegjës që ndihmoi mazhorancën të instalojë sipas tij narkodiktaturën në vend.
“Ka deputetë që po kthehen dera është e hapur. Basha i ka mbyllur vetes çdo derë veç asaj të banesës së turpit. Ai është një nga përgjegjësit për të gjithë procesin e instalimit të narkodiktaturës nga Rama sepse i hapi rrugën të veprojë në këtë mënyrë. Deputetët e tjerë e kanë derën e hapur”, – tha Berisha.
Në replike Kryetari i demokratëve euroatlantistë, Lulzim Basha, deklaroi se Sali Berishës i ka mbetur në dorë vula e PD-së dhe i duhet të rishpikë armiq të jashtëm e të brendshëm. Me anë të një postimi në Facebook, Basha shprehet se ish-kryeministri po përdor demokratët për t’u mbrojtur nga drejtësia, SHBA dhe Britania e Madhe.
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
6 muaj mungesë në Kuvend për shkak të arrestit, a duhet t'i hiqet mandati Berishës?
-
Po
45.3%
-
Jo
48%
-
Nuk e di
6.7%
Vota total: 7563
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Berishës nuk i hiqet mandati, debate në ‘Repolitix’! Çaça: Mungon me arsye! Kthupi: Duhej t’i digjej! Karaj: Marrëveshje me Ramën
26 Qershor, 21:37
-
Pse socialistët i kanë hequr mandatin Arben Ahmetajt dhe jo Sali Berishës?
26 Qershor, 21:17
-
I vetmi peng i Edi Ramës paska qenë Sali Berisha
26 Qershor, 21:04
-
Basha humbi vulën e PD-së, Kulluri: Duhet të ishte më i vendosur! Fraksion tek Berisha nuk do kërkojmë, kemi vendosur fytyrën në betejë
26 Qershor, 19:03
-
Kreshnik Spahiu: Çfarë përfiton Rama në këmbim të favoreve që po i bën Berishës me mandatin dhe vulën?
26 Qershor, 18:00
-
6 muaj në arrest shtëpie! PS i jep fund dilemës, nuk ‘prek’ mandatin e Berishës
26 Qershor, 17:09
-
Në arrest shtëpie për aferën ‘Partizani’, Berishës nuk i hiqet mandati i deputetit! Bardhi pas Konferencës së Kryetarëve: S’ka munguar pa arsye
26 Qershor, 15:00
-
Skandali i Onkologjikut, PD kërkon interpelancë me Koçiun! Bardhi: ‘Llogari’ edhe Ramës, ka emëruar ish agjentin e shërbimeve sekrete rumune si këshilltar të Jashtëm
26 Qershor, 14:30
-
Debate në ‘Studio Live’ për vulën e PD, Karabina: E ndjekim deri në Strasburg, jemi alternativë! Dhuli: Basha u shkri politikisht
25 Qershor, 22:54
-
Ylli Pata: Pse Berisha caktoi protestën kombëtare më 11 korrik?
25 Qershor, 22:33
-
Mero Baze: Tani nuk janë të përçarë, janë të ndarë
25 Qershor, 22:22
-
FOTOLAJM/ Berisha nuk frymëzon as online, militantët e braktisin edhe në Facebook
25 Qershor, 20:40
Po dhe /zgjedhja/ e Argites nuk ndryshon gje.Edhe ajo /non grata/eshte.
PërgjigjuKomenti i Berishes duket teper korrekt. Te zbatojne procedurat thote per hirearkine sipas rregullave ne fuqi. Si duket kleptokracia afer Rames njeh si me tapi te marre kre partie vetem Ramen nga i ati byroist! Qe shoku Fatos e solli thojpaprere e direkt e Minister e mandej kre bashkie. Gjithe historia e jetes se atij individi, Rames, nga shkollimi, punesimi e mandej politika jane te bazuara ne paligjshmeri, korruptim dhe pazotesi.
PërgjigjuTrashgimetarja e familjes Kim Jong Gun,, PD shpk..
PërgjigjuEkzakt. Gita do me u bo krye ministre dhe minister financash e zv kryeminister do jet Zeni. Si minister Lepires do jete Mul Magjari. Minister i te drejtave te LGBTQ do jete Bardh Lozonjari. Ne kete menyre protesohet rrjepja e plote e vendit.