Berisha i pandehur/ Mërtiri: Po përdor PD për hallin e vet! Burimi: SPAK nuk ka kurajon të frymëzohet nga amerikanët, e mbajtën në izolim pa akuzë

Marrja e Berishës si i pandehur për privatizimin e ish klubit Partizani gjatë kohës kur ka qenë kryeministër vijon ende të debatohet.

Në Studio Live, analistët Ergys Mërtiri dhe Genc Burimi dhanë opinionet e tyre për Arbër Hitajn. Mërtiri e shikon si të trishtë ditën e djeshme, teksa militantët e PD-së protestuan para SPAK, kur duhet të protestojnë kundër Ramës dhe qeverisë.

'Berisha kërkon ta përdor PD në funksion të hallit të vetë personal dhe e përdor si instrument për të shpëtuar nga hetimi. Kushdo që shkon atje kthehet në ushtar të PD kundër SPAK. Dita e djeshme ditë e trishtë. Kur opozita ka lënë luftën me Edi Ramën dhe ka drejtuar bateritë kundër drejtësisë. Opozita po bën politikë për tu mbrojtur nga një hetim.'

Më tej sa i përket akuzave të Berishës se po ndiqet politikisht, Mërtiri thekson se kjo është një gënjeshtër, pasi sipas tij Rama dhe Berisha janë në një aleancë kundër SPAK.

'Nuk është kështu. Është një gënjeshtër. Berisha nuk po hetohet për shkak të zotit Rama, ai do mbronte njerëzit e tij po të ishte për të. Rama do ta mbronte zotin Berisha pasi kështu mban veten në pushtet. Me Berisha mbahet e izoluar ndërkombëtarisht. Gjykimi do kishte avancuar më tepër nëse nuk do e kishte mbrojtur Rama. Presion politik që bën Berisha dhe Rama bashkë. Berisha me Ramën janë në një aleancë sepse kanë një armik të përbashkët, SPAK. Po godet njerëzit e Ramës dhe dukshëm SPAK po krijon një radhë pune. Është e dukshme që sa të mbarohet punë me Berishën është Rama që e ka radhën.'

Burimi në fjalën e tij hodhi poshtë idenë se Rama dhe Berisha bashkëpunojnë, kjo  sipas tij sepse Berisha po mbahet i mbyllur si në një kafaz dhe e urren Ramën për këtë dhe anasjelltas. Ndërsa tha se Berisha në ndryshim nga praktikat e vendeve demokratike me lider si Trump apo Sarkozy mbahet i izoluar pa akuzë dhe i pagjykuar.

'Nuk kam, të njëjtin lexim. Nuk jam tifoz as i PD dhe asi i PS. Dua që në vend të funksionojë zgjedhja e të zgjedhurve. SPAK nuk ka kurajon të frymëzohet nga amerikanët. Jo vetëm që e kanë gjykuar Trump por edhe e kanë dënuar Trump, dhe Trump po bën fushatë. Në Shqipëri Berisha i paakuzë dhe i pa gjykuar pengohet. Si mundu të analizoj unë sa e denjë është kjo parti. Sa e denjë them unë është kjo drejtësi? Ç’është kjo drejtësi? Ajo që ka bërë Berisha nuk u paraqit, nuk është më e madhe se ajo që ka bërë Trump, që është dënuar. E kam thënë dhe nuk jam berishist. Nuk jam dakord me këtë lloj mënyrë. Këto gjëra nuk ekzistojnë këto gjëra në Evropë. Në Rusi apo Turqi. Sarkozy është dënuar 100 herë, po nuk e pamë një herë të mbyllur brenda, as Trump.'

G.K/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • hektor: 12/09/2024 22:41

    Nuk e kuptoj përse e merni në intervista këtë ndyrësirën Burimi...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

'E kreva dënimin si zonjë', Rudina Dembacaj flet për herë të parë mbi falsifikimin: U nxitova dhe e hëngra

'E kreva dënimin si zonjë', Rudina Dembacaj flet për herë të parë mbi falsifikimin: U nxitova dhe e hëngra