Sali Berisha është ngjitur në podiumin e PD duke renditur akuzat kundrejt Ramës dhe Ballukut. Ai thotë se kryeministri përdori pushtetin ekzekutiv për të bllokuar SPAK dhe presionuar Gjykatën Kushtetuese në mbrojtje të Ballukut.

“Edi Rama prej 2 muajve përdori gjithë pushtetin e ekzekutivit për bllokimin e prokurorisë dhe presionit të të gjitha llojeve ndaj Gjykatës Kushtetuese për të mbrojtur bashkëhajduten e 50 mln eurove në tunelin e Llogarasë, për të mbajtur në detyrë bashkautoren e qindra mln eurove, për të mbajtur bashkëhajduten që ndërtoi Qukës-Qafë Plloçë 9 mln euro pa asnjë urë e tunel. U përpoq të bëhej pushteti për të mbrojtur lubinë sepse prapa saj është vetë ai. Faza e parë e këtij grushti shteti dështoi dhe këtu ju keni të gjithë pjesën e kontributit tuaj, me protestën tuaj”,  tha drejtuesi i PD.

Berisha u shpreh i sigurt se brenda këtij muaji “do të çlirojë Shqipërinë”.

“Edhe grushti i dytë që po përgatit do të dështojë dhe shkurti është muaji kur ne zvarritëm diktatorin. Shkurti është muaji kur ne do të çlirojmë Shqipërinë!”, tha Berisha.


Lajmi kryesor:

LIVE TV- Protesta e dhunshme e Berishës/ Molotovë drejt Kryeministrisë dhe efektivëve te Kuvendi, militantët shpërndahen me gaz lotsjellës! 8 policë të lënduar