Akuza e Berishës, i përgjigjet Kapllanaj: Nxirr prova për sulmet ndaj meje, meqë kërkon vetë fakte nga DASH që të shpalli 'Non Grata'

Akuza e Berishës, i përgjigjet Kapllanaj: Nxirr prova për sulmet ndaj meje, meqë kërkon vetë fakte nga DASH që të shpalli 'Non Grata'

Sali Berisha dhe Agron Kapllanaj

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka përdorur emrin e Agron Kapllanaj, ish-kreu i PD-së në Mallakastër, për të demostruar atë që quan një bashkëpunim mes grupit të Lulzim Bashës dhe qeverisë. Në mbledhjen me krerët e degëve, Berisha tha se Kapllanaj është fituesi i 97 tenderave nga qeveria lokale dhe vendore, që sipas tij është tregues i pazareve të turpshme. Pikërisht këto pazare, sipas Berishës, e sollën PD-në në këtë gjendje.

"Unë e kam theksuar dhe e theksoj, para jush dhe para publikut shqiptar se  për momentin PD ka dy armiq, njëri është apatia e trashëguar e induktuar në tetë vite nga qëndrimet e papërgjegjshme të udhëheqjes së saj. Nga pazaret e pandershme dhe të turpshme të udhëheqjes së saj. Nga flirtet e padenja me pushtetin e Edi Ramës. Unë mund tu jap sot vetëm një shembull. Aktualisht njëri nga mbështetësit kryesor të bashizmit, ish-kryetari i Mallakastrës është njëkohësisht fituesi i 97 tenderave nga qeveria lokale dhe vendore. Ndaj dhe bilbilon Enkelejdi siç i thotë Rama, për të mos thënë probleme të tjera madhore të bëra të qarta tashmë publikisht të Bashës e të ndonjë tjetri.  Ky është një problem shumë serioz për ne, sepse përgjegjësia jonë është të dalim sa më shpejt nga kjo gjendje. Është e vërtetë se këtë gjendje e krijuan pazaret e udhëheqjes me qeverinë, por kjo gjendje shndërron në letër të pavlerë të gjithë aksionin e demokratëve nga shtatori gjer sot që bënë një mrekulli absolutisht të vërtetë të madhe për Shqipërinë dhe Europën", tha Berisha.

Përballë kësaj akuze të artikuluar nga Sali Berisha, nuk ka munguar edhe përgjigja e Kapllanajt. Ai ka mohuar këto akuza duke i quajtur përrallat e rradhës të një njeriu që është shpallur 'Non Grata'. Ai thotë që për këtë akuzë Berisha le të nxjerrë prova, nëse i ka, kjo edhe për faktin se dhe vetë Berisha i kërkon prova DASH për vendimin që e futi në listën e zezë.

"Sali Berisha i damkosur me vulën e non grata-s dhe në pazare të dukshme e të padukshme me Edi Ramën, së fundmi  ka nisur të bëjë gaztorin për mbështetësit e tij që po i rrallohen përditë.  Këtë ka bërë në Mallakastër ndërsa ka folur për tendera imagjinarë ndërkohë që milionerët e kryesisë së foltores nuk kanë guximin as të ngrejnë sytë kur përballen me akuzat për korrupsion dhe bashkëpunim me qeverinë për të ruajtur apo shtuar pasuritë e vëna. Por Sali Berishës nuk i interesojnë faktet dhe e vërteta, por vetëm shpifjet me të cilat mbrohet në bunkerin e non grata-s. Sigurisht është i lirë të merret dhe me mua dhe me këdo tjetër, si t’ia japë përroi i tij psiqik, por nëse ka ndonjë moment kthjellimi, le të nxjerrë çfarëdo prove a fakti. Jo për gjë, por meqë edhe ai kërkon prova për korrupsionin si non grata nga amerikanët.

E kuptoj që është në hall të madh, dhe është bërë për të ardhur keq, por fakt është se tashmë nuk e ha askush përrallën e tij non grata dhe meqë Ramën nuk e sulmon dot, për faqen e tij të zezë merret me demokratët që kanë sjellë si asnjëherë fitore historike të PD në Mallakastër. Fatkeqësia është se tashmë non-grata nuk sheh dot demokratët e vërtetë. Ai tashmë sheh vetëm armiq dhe ju ka shpallur luftë. Miqtë e tij të vetëm janë Edi Rama me non grata-t e tij", shkruan Kapllanaj.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

'Djali nuk ka dashur ta takojë Parashqevi Simakun', flet ish-bashkëshorti i këngëtares: Vetëm sot ra dakord

'Djali nuk ka dashur ta takojë Parashqevi Simakun', flet ish-bashkëshorti i këngëtares: Vetëm sot ra dakord