Teksa në Kuvend u çel sesioni i ri parlamentar, në oborrin e Parlamentit ish kryeministri Sali Berisha ‘vërshoi’ në akuza. Duke marrë shkasë nga paketa ekonomike për qytetarët e Kosovës në kuadër të krizës ekonomike, Berisha u shpreh se në Kuvendin e Shqipërisë nuk merren parasysh qytetarët të cilët vetëm vidhen.
Nën vazhdën e akuzave se qeveria me në krye Edi Ramën, po vjedh, ish kryeministri Sali Berisha theksoi gjithashtu se në Kosovë, çmimet janë 30% më të ulëta në Shqipëri dhe gjithsesi janë duke u marrë masa konkrete për të përballuar krizën. Në vendin tonë Berisha theksoi se nuk ka asnjë nen apo ligj që mbron qytetarët nga bordi ‘komunist’.
‘Edi Rama thirri parlamentin në ditën e nderimit të Shën Terezës, ditë e cila, inspiron më shumë se çdo gjë tjetër, mëshire, dhembshuri dhe ndjeshmëri ndaj atyre që janë në vuajtje dhe në nevojë. Sot kjo seancë të thuash se ishte në seancë pagane turpëron paganët. Në një listë të gjatë ligjesh dhe vendimesh, nuk kishte asnjë rresht të vetëm, asnjë nen dhe vendim të vetëm për qytetarin shqiptar,. Kujtoj se dy ditë më parë jo qeveria gjermane qe dha 46 miliardë euro, por qeveria e Kosovës, akordoi për qytetarët e saj, 100 euro për çdo pensionist, student, punonjës ndërmarrjeje publike, 50 euro për punonjësit e administratës publike. Dyfishoi ndihmën, e tëra kjo për t përballuar çmimet. Që sot në Kosovë, duke filluar nga nafta janë 30% më të ulëta se në Shqipëri,. Ky parlament nuk ka nen as ligj për të mbështetur shqiptarët në nevojë që po vodhën në mënyrë të tmerrshme duke shfrytëzuar bordet komuniste me ndihmën e Edi Ramën. Ky parlament ngrihet me krimin e votës dhe sistemin e patronazhistëve. Dënoj me përçmim të madh këtë akt, këtë seancë parlamenti, këtë program të parlamentit të denjë vetëm për protektoratet e krimit. Më lejoni t’iu rikujtoj se për qytetarët jo vetëm që nuk ekziston asnjë interes minimal për ta, por për t’i vjedhur duke blerë instilacione 4 milionë euro për të qetësuar sytë e Edi Ramës. Parlamenti është kujdesur në maksimum për triumfin e krimit.’- tha Berisha.
Në deklartën e tij për mediat jashtë parlamentit Berisha e cilësoi Ramën si ‘armikun më të egër’ të qytetarëve ndërsa tha se me vizitën e tij të fundit në Beograd në kuadër të Ballkanit të Hapur, Rama dëshmoi se Shqipërinë e do serbisht. Gjatë fjalës së tij Berisha paralajmëroi protesta të fuqishme ndërsa ende nuk ka caktuar një datë fikse së bashku me ‘ortakun’ e tij opozitar Ilir Metën.
Kujtojmë se, Meta dhe Berisha në deklarata të veçanta publike thanë se shtatori do jetë muaji i protestave kundër qeverisë, por deri më tani nuk kanë një datë se kur do i nisin ato. Ajo që u zbulua nga vetë Berisha është se protestat do t’i organizojnë bashkë dhe për këtë ka patur edhe një takim me Metën në selinë blu.
Nga oborri i Kuvendit, Sali Berisha paralajmëroi sot për protesta “të fuqishme” kundër Qeverisë, në mbrojtje të interesave të shqiptarëve. Berisha nuk dha datë për nisjen e protestave, por tha se opozita do të mblidhet për të përcaktuar detajet e organizimit.
“Do të ketë protesta të fuqishme. Do të mblidhet fronti opozitar për shpëtimin e Shqipërisë, do të miratojë një agjendë e cila ka si synim një protestë të qëndrueshme popullore në mbrojtje të interesave shqiptarë. Largimi i mazhorancës është shpëtimi i Shqipërisë”, u shpreh Berisha.
Gjatë deklaratës për mediat, Berisha e cilësoi kryeministrin Rama si “armikun më të egër të Shqipërisë”, ndërsa tha se me vizitën e tij të fundit në Beograd në kuadër të Ballkanit të Hapur, Rama “dëshmoi se Shqipërinë e do serbisht”.
Më tej, Berisha la të kuptohet se Rama do të dënohet me shumë vjet burg për vjedhjet që ka bërë gjatë qeverisjes, gjë që do e “pengojë” për të shkuar në Beograd, ku sipas Berishës “ka vendin”.
“Armiku i egër për çdo shqiptar është Edi Rama. Sot vendi ka një opozitë më të fuqishme se ndonjëherë. Rama ishte në Beograd, dëshmoi se Shqipërinë e do serbisht dhe atje do të shkojë, nëse e lejojnë. Ai duhet të japë llogari për të gjitha vjedhjet para ligjit shqiptar, ato vepra penale bëjnë shumë dekada dënim për Edi Ramën”, tha Berisha.