Kreu i PD-së, Sali Berisha deklaroi sot se disponon dokumente autentike që sipas tij provojnë lidhjet e bandave të Elbasanit me eksponentë të lartë të politikës dhe drejtësisë.
Ai akuzoi ministrin e Parlamentit Taulant Balla ndërsa foli për dosjen Toyota Yaris, por edhe bisedat e zbardhura në Sky Ecc dhe EncroChat.
“Kam dokumente për politikanë të lartë, direkt të implikuar. Prapa tyre qëndronte Taulant Balla dhe udhëheqja më e lartë e PS. Në dosje, thuhet se Taulanti na kërkon vota. Gentiana Sharra aty, në dosje ka me kilometra biseda për tendera më Taulant Ballën. Vëllai i Suelit ka kilometra të tëra me Taulant Ballën, biseda dhe për Sali Berishën”, tha kryetari i PD-së.
Ai sulmoi dhe kreun e SPAK se fle mbi dosjet e krimit.
'Gjithçka disponon Sali Berisha, do të ua paraqesë ju. Po kam dokumente për politikanë të lartë, direkt të implikuar dhe unë do ti paraqes para jush. Unë ju thashë, sepse shumë e drejtë pyetja e shtruar. Pse e quan Skapin organizatë kriminale, është gjë shumë e rëndë, apo s’është. Nuk mund ta quaja kurrë nëse nuk do të kisha ato dokumente. Nuk shkon. Kurse ai është kreu i një organizate kriminale se fle mbi to. Fle mbi to se e kanë kapur mat me Ymer Lalën, për arsye se Luftar Reçi e ka denoncuar Ymer Lalën për vrasje dhe zotëria e tij në 19 pyetje si ka bërë asnjë pyetje për vrasjen dhe e ka ekzauruar nga vrasja. Pra ata që menduan se duke më ndryrë mua në arrest në shtëpi, do të mund të shpëtonin nga të vërtetat, tani do të përvëlohen prej tyre', tha ai.
Të martën Sali Berisha do të rikthehet në parlament pas 11 muajsh, seancë që përkon me miratimin e buxhetit për 2025-ën, e ku demokratët do këmbëngulin tek amendamentet e tyre që sipas tyre synojnë një rishpërndarje të të ardhurave, duke i çuar ato për rritje pagash e pensionesh me qëllim zbutjen e varfërisë.
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.5%
-
Jo
39.3%
-
Nuk e di
13.1%
Vota total: 3016
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Anketa e IRI: SPAK-u institucioni më i besueshëm, por priten më shumë hetime dhe ndëshkime ndaj politikanëve
14 Janar, 19:15
-
‘Studio Live’, Petraj: FBI nuk i solli të gjitha provat e 21 Janarit, kishte frikë se do i prishnin! Berisha rrezikon shumë, çfarë do ndodhë më 20 Janar
14 Janar, 18:46
-
Libri me kujtime i Aredin Shytit: "E keqja e madhe” e ka emrin Sali Berisha
14 Janar, 17:12
-
Dosja ‘Xibraka’, Bardhi i kërkon informacione Dumanit: Mbyllja e dosjeve pa transparencë tregon se drejtësia ruan të paprekur personat me pushtet politik!
14 Janar, 15:06
-
Mbi 2 orë në SPAK, kryebashkiakja e Lushnjës Eriselda Sefa del nga Prokuroria e Posaçme! Pyetet nga prokurori që po heton shpërthimin në biznesin e Bujar Çelës (VIDEO)
14 Janar, 13:55
-
Inceneratori i Tiranës, nis në GJKKO gjyqi ndaj Alqi Bllakos! Pranohet gjykimi i shkurtuar, ish-deputeti akuzohet për korrupsion
14 Janar, 13:52
-
Paraqitet në SPAK ish-deputeti Sali Shehu, kryetari i Frymës Demokratike: Kam ardhur për kafe dhe për qejf, vetëm 5 minuta do rri...!
14 Janar, 13:38
-
‘Plumbi i artë’, dëshmia e Dumanit në GJKKO: Pagova 40 mijë € për t’u liruar nga burgu, një mjek firmosi se isha me zemër! Më ndihmoi dhëndri i vëllait të ish-ministrit Naço
14 Janar, 12:44
-
Kreu i ARRSH-së, Gentian Gjyli 2 orë dëshmi në SPAK, pyetet për tenderat e rrugëve kur ishte drejtor Evis Berberi
14 Janar, 11:47
-
'PD është bërë një parti shpifësish!', Çupi: E kanë kthyer në mision, por shpifja duhet ndëshkuar
13 Janar, 19:58
-
Ngjela në ‘Studio Live’: SPAK po godet, tani të ngrejë nivelin! Berisha me psikikë të pandehuri! I besoj Blinkenit, tha ‘do e shpëtojmë Shqipërinë nga korrupsioni’
13 Janar, 18:26
-
Kallëzoi Berishën për falsifikimin e datëlindjes, avokati Beqiri zbulon: Procedura urgjente për ndryshimin e datëlindjes së tij! Akte kriminale nga ai dhe njerëz të shtetit
13 Janar, 17:55
Ke dokumente? Mos i ke si ato tek telefoni i Monikës?
PërgjigjuO Salih, he e nxorre prap koken? Na je bo si enderr e keqe. Ne cdo kanal televiziv, vetem ti hundsqepar del.
Përgjigju